E mbuluar nga dëbora, me bredhat e veshur plotësisht nga tisi i saj i bardhë, në Dardhë të Korçës natyra ‘ka pikturuar’ peizazhe dimri.

Në pamjet e ndara në rrjetet sociale nga kryeministri Rama, shihen vetëm rrugët që gjarpërojnë në terrenin e thyer.

Ashtu si çdo vit, Dardha i fton vizitorët të zbulojnë bukurinë e saj të fshehur nën akull e ngricë dhe të jetojnë një përrallë dimri.