Si nuk duhet të sillet SHBA, me Berishën dhe Rudinën?

Si nuk duhet të sillet SHBA, me Berishën dhe Rudinën?

Rudina Hajdari dhe Sali Berisha

Vendimi i Sali Berishës për të tërhequr opozitën nga Parlamenti, erdhi pas një periudhe poshtërimi publik që atij dhe rrethit të tij familjar ju bë, lidhur me mundësinë e hequr, për të udhëtuar si turistë drejt SHBA, dhe pamundësisë që ju krijua për të ndalur formimin e institucioneve të drejtësisë, që burojnë nga Reforma në Drejtësi.

Shumë diplomatë Perëndimorë janë në dilemë për arsyet që çuan në këtë vendim ekstrem të Berishës, pasi është e qartë se ato janë arsye jashtë politike.Të gjithë rendisin si arsye të parë, pasiguritë personale të Sali Berishës, e më pas Ilir Metës.

Por a mund të shmangej zemërimi i Sali Berishës dhe si rrjedhojë, dhe vendimi i tij për  të tërhequr zvarrë në humnerë dhe opozitën pas fatit të tij?

Ajo që u bë me poshtërimin publik të Berishës për vizën dhe familjarët e tij ishte gabim. Ishte gabim, pasi ai është trajtuar si shumë persona të tjerë të padëshiruar në Shqipëri, që janë pronarë mediash, biznesmenë, zyrtarë apo bashkiakë të zgjedhur, apo njerëz të dënuar për korrupsion.

Sali Berisha është profil i lartë politik në vend dhe kur duhet të futet në atë rreth, duhet të jetë në një rang të lartë, dhe ndëshkimi ndaj tij duhet të jetë publik. Ndryshe, më shumë prish punë, se sa ndreq.

Nuk ka kuptim që Sali Berishën dhe familjarët e tij t’i penalizosh njësoj si këngëtarin Gena, apo këngëtarë tallavash, për të cilët dyshohet se bëjnë biznes në SHBA me lekë të pataksuara. Sali Berisha është figurë e rëndësishme politike dhe ndaj tij qëndrimet duhet të jenë të qarta dhe publike, dhe jo të diskutueshme, pasi ashtu krijohen hapësira për spekulime, dhe rezultati është vetëm negativ.

Në kushtet e tanishme ne kemi një reagim negativ të Berishës ndaj fushatës poshtëruese ndaj tij, por nuk kemi një ndëshkim publik për Berishën, me qëllim që demokratët të jenë në gjendje të vendosin për të zgjedhur mes tij dhe SHBA. Partia Demokratike është një parti me elektorat pro-amerikan, dhe hiq militantët, pjesa tjetër di të diferencojë qëndrimin, nëse do t’i duhet të zgjedhë mes një plaku që mban peng partinë, dhe SHBA.

E njëjta gje vlen dhe për elementët që SHBA mbështet në PD. Fjala vjen, në rastin e Rudina Hajdarit, është e qartë se ka një këshillë amerikane pas saj, dhe një mbështetje për të sprovuar një të re në betejë me partinë e saj.

Rudina ka punuar për një kohë asistente në zyrën e kongresmenit Eliot Engell, mik i shqiptarëve, i cili sot drejton Komisionin e Politikës së Jashtme në Kongres. Gjesti i Rudinës, edhe pse është i fortë politikisht dhe mbështetet mbi realitetin, dhe jo spekulimin e krijuar për të djegur mandatet, lë plot dyshime mes demokratëve, ndaj mbështetja ndaj saj duhet po ashtu e hapur.

Boshllëqet që lihen në këto raste mbushen me spekulime dhe lajme të rreme, që në vend të sqarojnë të vërtetën për këtë akt radikal të opozitës, e justifikojnë atë, duke legjitimuar rezistencën ndaj këtij akti, si “tradhti” ndaj PD-së.

Rudina është duke nisur historinë e saj në PD, dhe nuk ka nevojë të krahasohet  më me babain e saj. Bile PD, i bën më shumë dëm vetes me përpjekjen e sforcuar për t’u dukur sikur e duan Azemin, se sa urrejtja e sinqertë ndaj Rudinës.

Ashtu si Berisha, nëse do të duhej të ndëshkohej, duhet minimumi të ishte në një listë me Adriatik Llallën, i cili zbatonte urdhërat e tij, për të mos thënë më lart, dhe Rudina në mbështetjen që duhet të ketë nga SHBA, duhet të jetë përtej nivelit të VOA-së dhe në një vijë me kritikat e qeverisë amerikane ndaj lidershipit të opozitës.

Kjo, sepse SHBA është një lakmus i fortë, që ndan brenda PD, bandën e Berishës nga elektorati pro-amerikan, edhe kur përdoret si kulaç, edhe kur përdoret si kërbaç. Nëse kjo gjë ngelet në mjegull, ai është një ujk që mbijeton dhe që mund t’i gëlltisë lehtë qënie të vetmuara si Rudina./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë