Si PD-LSI po fusin në listën e deputetëve të afërmit e gjyqtarëve të ‘djegur’ nga Vetingu për pasuri përrallore

Si PD-LSI po fusin në listën e deputetëve të afërmit e gjyqtarëve të ‘djegur’ nga Vetingu për pasuri përrallore

Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk u ndahet ‘shpiti’ nga drejtësia e vjetër, e cila po shembet nga veprimi i ligjit të Vetingut, ligj i cili u kundërshtua fort nga opozita në bashkëpunim me gjyqtarët, nga Gjykata Kushtetuese deri në Komisionin e Venecias, me LSI-në në prapaskenë. Dy partitë kryesore në opozitë po përfshijnë në listat e kandidatëve për deputetë të afërmit e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ‘djegur’ nga Vetingut, për të cilët Brukseli ka kërkuar që të jenë objekt hetimi dhe ndëshkimi, sidomos për pasuri të dyshimta.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka prezantuar si kandidat për deputet në njësinë numër 2 në Tiranë, Aldi Fushën, djalin e ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë. Përpos të tjera, Fusha ka bërë edhe një hotel me vlerë mbi 500 mijë euro në periferi të Tiranës, me para të deklaruara si dhuratë nga të afërmit dhe kredi të pretenduar. Fusha është kallëzuar në prokurori nga Komisioni i Vetingut.

Nga ana tjetër, kupola e Partisë Demokratike ndërhyri në Durrës, duke manipuluar listën e kandidatëve të zgjedhur nga baza për deputetë, duke shtuar në këtë listë, Enri Çenon, djalin i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsion dhe i shkarkuar nga Vetingu për mashtrim, fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Gjatë hetimit të pasurisë së Petrit Çenon, ka dal në pah edhe emri i Enri Çenos, i cili ka mashtruar bankën “Societe Generale Albania” në lidhje me destinacionin dhe përdorimin e një kredie me vlerë 80 mijë euro, duke lënë si garanci pronat e babait, Petrit Çeno.

Në korrik të vitit 2020, ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni, dha dorëheqjen, ndërsa dorëzoi një kërkesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku kërkonte të që dorëheqja e tij të miratohej menjëherë, pasi ishte propozuar nga Partia Demokratike si kandidat për deputet. Pas kësaj lëvizje, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u dha një mesazh të fortë partive kryesore politike, teksa tha se “Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”. Pas këtij mesazhi reagoi PD-ja duke mohuar propozimin.

Mbetet për t’u parë zyrtarizimi i listës së PD nëse Gjin Gjoni do jetë apo jo kandidat për deputet. Edhe pse Gjoni nuk është në listën e kandidatëve të votuar nga baza, Kryesia e PD-së ka të drejtë të propozojë 20 % të emrave, jashtë kësaj liste. Nga ana tjetër, LSI-ja nuk ka zyrtarizuar ende kandidatët në qarqe e tjera, me përjashtim të piketimit të emrave në Tiranë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetting: 28/01/2021 20:43

    Plerat e vettingut, pasi nuk e cane dot me para e ligje metash e cadrash, tani po mundohen ta kapin politikisht, vec harrojne se US jane po aty, nuk kane perfunduar misioni. Mjere ata qe do votojne per femijet e prok/gjyqtare e drejtore policie a adminstrate ...

    Përgjigju
  • Santo: 28/01/2021 19:39

    Shume keq. Pse te afermit, le te marrin shembull nga PS, pak Frroke ka Shqiperia apo Lala? Bravo gazetari qe e ka kap kete taktike. Si kudo ne bote, edhe ne Shqiperi fajtori, tradhtari dhe cdo enkeqe eshte tek opozita. Se si bejne qeverite bje zot e di, me te keq.

    Përgjigju
  • Marvi: 28/01/2021 19:33

    Vallai parti me pise me halabake se LSI ska. Parti parazitare dhe po ti vesh re gati 70% te ish drejtusve neper institucione i ka akoma me ndjekje penale. Pastaj pervec ksaj kandidatet per deputet duhet te zgjidhen njerez me integritet dhe jo halabake. Kujtojme 2017 ndurres se kush bonte fushaten e lsi, cuni ter kokes, rrugac njeri pa vlera, personazh problematik, me mbeshtetje nga kontigjente krimi. Gjithe kto qe kandidon lsi hecin me shpresen per i ven ne administrate me qellim "mjelje fondesh". Vallai jom kundra politikes, dhe me 25 prill o popull votoni ca tju dete qefi, po harrom e paçit me hudh qofte edhe i vote tvetme per lsi

    Përgjigju
  • Gesi: 28/01/2021 18:12

    Fusha i ka marre tenderat nga PS. O gazetar pse dizinformon pa lidhje. Vetem Fusha merr tenderat nga i gjati dhe lali eri

    Përgjigju
  • Cubel breca: 28/01/2021 17:53

    Po normale. Partit e tyre streh kriminalash jan. Mban shpres shqiperia ta cojn para keta qener me zagaret e tyre.

    Përgjigju
  • Daj Ceni: 28/01/2021 17:15

    Durrsaket & Tironcit te hapin dytr mire per ke kane per te votuar! Kur te shkojne para kutive te votimit ti kujtojne dy gjygjtaret miliardera dhe femijet e tyre seksere pastaj ta hudhin voten.

    Përgjigju
  • Flori: 28/01/2021 17:14

    Vafshin ne ferr keta plehrat e pd dhe lsi qe marrin djemte e gjyqtareve te rrezuar nga vetingu.....

    Përgjigju
  • Drejtesi: 28/01/2021 17:07

    Po si do e paguajne bonusin e bebeve e premtimet e tjera boshe po nuk u aktivizuan keto bandat me thaset e fshehur qe vetem Méta i di me mire se askushi tjeter. Mjer kush u beson akoma ketyre monstrave me fytyre njeriu

    Përgjigju
  • beni: 28/01/2021 17:03

    o tiku, e ke gabim gjithe shkrimin. petrit fusha ka ikur me doreheqje dhe enri ceno nuk do jete ne liusta, keshtu qe ja ke futur pordhs kot, si cdo gje qe ben ne fakt

    Përgjigju
  • Robshi: 28/01/2021 16:58

    Po ati yt shpirteror kishte perdhunues shperdorues detyre trafikant droge me vendime te formes se prere ne lista e i futi ne kuvend meqe ra llafi te cilet edhe votuan ligjin per vetingun...ti u shqetesoke per keta qe skane asnje rekord kriminal pervec ndonje arsim te mire apo si bij komunistesh qe jeni ju pelqen kulaklleku te perndiqni robt se jane femije ballistash...po ik ore hidhi nje sy administrates se do habitesh sa femije niper mbesa komunistesh qe kane vrare do gjesh... shkrim 2 leksh me qellim qerekleksh...censurojeni komentin se eshte me permbajtje te larte anti vije te partise hahhaha per tipa si ju thoshte cigane ai i ndraghetes

    Përgjigju
    • Mekaniku: 28/01/2021 17:58

      Kta qe u permenden me lart jane me te ndershmit e robshit njeri me i paster se tjetri. Duhet te ishin fut me kohe ne politik. Ky vetingu qe mos e beft piken e hajrit se ishim mire jep leket fito gjygjin pse na e orushet at sistem qe baballaret e ktyre e ngriten me aq sakrifica. Bo cna boni ky vetingu

    • Tirona: 28/01/2021 17:41

      Robshit!Te arsimuar me leket e korrupsionit te prinderve te tyre te cilet kane mare ne qafe me mijra njerez duke ua vjedhur te drejten.Mund te falej veprimtaria e nje kontrabandisti Droge dhe mund qe femijet e tyre te behen deputet sepse prinderit e tyre kane rrezikuar jeten dhe ato fitime i kane hedhur neper biznese te ndryshme te cilat i japin nje zhvillim vendit ,por kure nuk mund te falen gjyqtare dhe prokurore qe jane pasuruar duke qendruar ne karriken e drejtesise duke perdorur peshoren e drejtesise per favoret e tyre, kurre nuk duhet te ulen ne karriken e kuvendit femijet dhe te afermit e ketyre gjyqtareve dhe prokuroreve sepse ne ate karrike Ata do te punojne se si ti mbrojne kete pasuri te baballareve te tyre dhe nuk do ta kene mendjen tek elektorati , si dhe do te jene vasale dhe te shantazhuar nga kupola e tyre e qelbur sepse keta te fundit do ti vejne perpara syve te tyre bemat e prinderve.Nje karrike deputeti ka sot nje bije e nje ishpunonjese e korruptuar e drejtesise.Nuk duhet te perseriten raste te tilla.

  • Haha: 28/01/2021 16:35

    Gjithe Qin Qener Gjoner po mbushet PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)