Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve, u dhanë rreth 30 mijë leje qëndrim në tre vjet

Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve, u dhanë rreth 30 mijë leje qëndrim në tre vjet

Foto ilustruese

Arta, infermiere prej vitit 2019 vendosi të largohej nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Pasi u regjistrua dhe bëri një kurs për gjermanisht aplikoi përmes një agjencie punësimi në disa spitale dhe azile në Gjermani. Mori përgjigje pozitive nga disa spitale dhe vendosi që të shkonte në Hamburg. Për shkak të pandemisë, procedurat zgjatën pak dhe në qershor 2021 filloi punë në spital.

Tashmë ajo po bën procedurat për të tërhequr bashkëshortin dhe djalin 5 vjeç. Së bashku me Artën në spitalin e Hamburgut kanë filluar punë edhe disa kolege të saj, me të cilët ishte bashkë në kursin e gjermanishtes, ndërsa të tjerë kanë ardhur edhe pas qershorit. Arta thotë se punonjësit gjermanë në spitale janë të moshuar dhe gjithnjë janë të kërkim të forcës së re të punës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi.

Në vitet e mëparshme, Gjermania nuk e kishte prioritet afrimin e shtetasve shqiptarë. P.sh në 2011-shin, vitin e parë kur u hoqën vizat për lëvizjen në vendet e BE-së, Gjermania dha vetëm 350 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Në total, që nga viti 2008, kur INSTAT raporton të dhënat, Gjermania ka dhënë gjithsej  48.5 mijë lekë, por 64% e tyre u dhanë vetëm në periudhën 2018-2020. Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22% të totalit, pas Italisë me 34% dhe duke lënë pas Greqinë, me 20.6%. Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020,  po ikin kryesisht si familje, teksa gati 40% e lejeave u dhanë për fëmijët nën 14 vjeç.

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

700 mijë shqiptarë kanë ikur në vendet e BE-së nga 2008-a

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/01/2022 00:35

    Nje ish-komshi i imi ne Tirane,emigroi ne fillim ne Greqi familjarisht dhe pasi mori shtetesine, iku ne Gjermani kur filluan shenjat e para te krizes ekonomike greke,kurse nje kusheriri i imi qe punonte si doktor ne Shqiperi,po keshtu ka ikur ne Gjermani,por nuk e di ne se ia kane njohur diplomen apo jo,por eshte i kenaqur.Kurse po te vish ne Amerike,nje kurs gjuhe nuk mjafton duhet te ndjekesh shkollat perkatese nga e para dhe te licensohesh,pastaj te japin pune si mjek ose infermier.

    Përgjigju
  • Ardian Heta: 04/01/2022 00:13

    Pergjigje per Lulin: Une nuk ju gjykoj dot pasi ju vini nga erresira dhe tani nje fije drite eshte vertet nje mrekulli. Por te thuash qe ke ardhur se e ben gjumin rehat kjo te le te kuptosh qe ju ne Shqiperi nuk keni fjetur. Ne fakt eshte e kunderta, ju dhe shumica kane fjetur bile ju kurre nuk u zgjuat. Ndaj dhe ju kerkon me kaq deshire edhe Gjermania sepse ju jeni nje fjetes i lindur... Ndersa persa i perket taksave ne ne Gjermani 38 % ju mbahet nga rroga me Klassen e 3 te taksimit... po te keni nje klase tjeter shkon deri 48 %.... Po kur shkon te blesh a nuk te mbajne perseri 19 ose 7 % ? Po kur blen karburant qe te mbajne 60 % takse ? Etj.. Etj.. po ku ti mesosh ti keto, ke ardhur per gjume te rehatshen nuk ke faj...

    Përgjigju
  • Ardian Heta: 03/01/2022 17:44

    Klar, erdhen ''per nje jete me te mire'', ne fakt u ngrehen ne parmende dhe filluan punen, u ofruan si fuqi puntore,u bene konsumatore,leshuan femijet e tyre ne dhe te huaj, pranuan te jene te huaj ne shekuj,moren kredi per te ndertuar shtepi, blere makina e orendi shtepiake ''Bankat ferkojne duart'', do ju kerkohet edhe mbeshtetje per politikat e mbrapshta te zoterinjve... Ata moren persiper te shiten per nje pagese nga e cila ju mbahet gati 70 % e saj me taksa nga te cilat me te shumten nuk e dine se e paguajne e as perse e paguajne... Kjy eshte pellgu me mjalte me emrin Gjermani....

    Përgjigju
    • Koli: 04/01/2022 10:44

      Mos ekzagjero Luli. Shqiperia per nga krimi eshte shume me e sigurte se metropolet perendimore. Taksat aq shkojn. Merr rroge per te jetuar. Shpi me ble HARROJE skllav gjith jeten. Femijet ti mesojne me transeksualizma etj pervec faktit qe Europa e sidomos Gjermanet mbeten nje popull rracist. Gjynah keto grate qe ikin e marrin familjet ne qafe ne emigrim. Rrini ne vendin tuaj. Per 1000 Euro me teper nuk ja vlen.

    • Luli: 03/01/2022 18:07

      I nderuar Zoteij Heta, 70% taksa? Ku jetoni Ju? Une me 200 TEUR ne vit (me pune te ndershme) paguaj rreth 35% taksa. Me mir te paguash taksa dhe te flesh rahat/i qet ne shtepin tende, sesa me humb kohen ne shqiperi. Pershendetje dhe mos e eksagjero!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht