Si ra Donald Trump në kurthin e demokratëve...

Si ra Donald Trump në kurthin e demokratëve...

Donald Trump

Partia Demokratike e Joe Biden ka investuar 19 milionë dollarë në përkrahjen e kandidatëve më ekstremistë republikanë gjatë emërimit të tyre nga Partia Republikane për zgjedhjet në Kongres. Këtë e tregon një hulumtim i “Washington Post”.  Tingëllon absurde dhe duket se ka qenë çelësi i suksesit të Partisë Demokratike për të evituar një humbje të thellë në zgjedhjet e së martës.

Strategjia e demokratëve ishte kjo: në zgjedhjet e brendshme të republikanëve të përkrahen kandidatët që mohojnë zgjedhjet, kandidatët që janë maniakë të armëve, kandidatët që gënjejnë më së shumti. Në zgjedhjet brenda Partisë Republikane (primaries) demokratët përkrahën me para 13 kandidatë radikalë republikanë. Të tillët, ky ishte kalkulimi i demokratëve, vështirë do të votohen në zgjedhje nga republikanët e moderuar.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” e përshkruan rastin e kandidatit republikan Dan Bolduc nga New Hampshire, të cilin gjatë zgjedhjeve të brendshme të republikanëve e përkrahën demokratët. Bolduc ishte kandidati i Trumpit. Bolduc i kishte quajtur demokratët “një bandë homoseksualësh liberalë, socialistë”. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i kishte quajtur të vjedhura. Vaksinimin kundër Coronës e kishte konsideruar përpjekje të Bill Gatesit për t’ua implantuar njerëzve një mikroçip.

Dan Bolduc ka shërbyer gjatë në ushtrinë amerikane, andaj Trump e lavdëroi atë si “tip të fuqishëm”. Trump me gjasë nuk e dinte se Bolduc përkrahej nga demokratët, pra ishte një lloj Kali i Trojës. Të martën kandidati republikan për Senat Dan Bolduc nuk pati shans në New Hampshire. Fitoi kandidatja demokrate Maggie Hassan.

Në gusht disa politikanë të Partisë Demokratike kërkuan që të hiqet dorë nga kjo metodë “e pamoralshme”. Por nuk patën sukses. Gjashtë kandidatë republikanë të përkrahur nga demokratët dolën të martën në zgjedhje. Dhe të gjithë humbën. Edhe kështu funksionon nganjëherë politika në SHBA, sidomos kur në arenë futet një politikan aq polarizues si Donald Trump.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soll Lili: 11/11/2022 12:58

    New Hampshire eshte shtet I levizshem sa andej kendej Do te beje mire te komentoje humbjen ne New York e cila po i ben demokratet te kacafyten me njeri tjetrin.Sa I perket 'strategjise'demokrate,kjo dihej muaj perpara,biles dhe nga vete Trump.Problemi I mos fitores se thelle se republikaneve eshte ligji zgjedhor ne disa shtete si Arizona dhe Nevada prej te cileve rezultatet do te dalin me shume vonese,pavaresisht se jane shtete me 2-3 milione banore.Kjo mund te kompromentoje rezultatet etj. .

    Përgjigju
    • Niku: 11/11/2022 16:03

      Ja, foli ustai qe i di gjerat me themeli. Cfare problemi paska ligji ne Arizona dhe Nevada qe te ndikoje ne humbjen ne SHTETE TE TJERA? Si u ndikua humbja e Oz ndaj Fetterman psh, nga ligji ne Arizona? Komunikon truri me duart kur shkruan apo hic? Per me teper qe legjislaturat ne shtete republikane kane arritur qe nepermjet reformes territoriale (redistricting) te krijojne zona ku vota demokrate pothuajse nuk vlen. Nga nje qytet qe mund te kete 100,000 banore, 70,000 e te cileve votojne majtas, jane krijuar zona elektorale ku 1 vote republikane eshte baraz me 10 demokrate, domethene duhen me shume vota demokrate per te nxjerre fituesin. Ashtu fitoi Marjorie Taylor Green para 2 vjetesh. Arsyeja pse republikanet nuk kishin suksesin qe menduan eshte sepse shkuan me shume demokrate ne votime se republikane. Kjo bie ndesh me "traditen" elektorale ku republikanet jane ata qe votojne me shume. E njejta gje ndodhi ne Pensilvani ku fitoi Fetterman dhe Shapiro. Ligji elektoral favorizon republikanet, por fituan demokratet se ne total kishin me shume vota. Pensilvania vetem 2 konte ka demokrate Allegheny dhe Philadelphia, gjithe zonat e tjera jane republikane.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja