TIRANE - Materialet zgjedhore të 23 qershorit aktualisht po ruhen në dy magazina, te Rezervat e Shtetit në fshatin Lundër, në periferi të Tiranës. Rruga për të shkuar aty është pak e lodhshme në këtë muaj, për shkak të vapës dhe temperaturave të larta. Pas nisjes nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe rrug ës gati pesë kilometra udhëtim, mbërrijm ë pranë magazinave të Rezervave të Shtetit. E ndodhur larg zhurmës dhe smogut të metropolit, gjendemi përballë portës kryesore të magazinave.
Sa shkojmë aty, personi me të cilin përballemi është roja i portës kryesore, të cilit nuk i hynë në sy aspak autorizimi ynë i marrë nga
KQZ për të na lejuar në vendin e “Sigurisë së Lartë”. Fjala e tij e parë ishte “Nuk mund të hyni pa marrë urdhër nga drejtori i përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, nuk mjafton vetëm autorizimi i KQZ-së”. Pas një pritje për gati 45 minuta, marrim lejen nga drejtori për të hyrë në ambinetet e magazinave. Bashkë me ne ishin edhe dy specialistë nga KQZ-ja, të cilët kishin ardhur për të na shoqëruar te materialet zgjedhore.
Mes vreshtave dhe pemëve të shumta, gjëja e parë që të binte në sy ishin disa godina të shkatërruara, e të lëna në harresë. Ndërsa përballë tyre qëndronin komplekset e vilave luksoze që ishin në ndërtim e sipër. Nga porta kryesore deri për te magazinat ku mbahen materialet zgjedhore ishte një rrugë gati 500 metra, ku gjithmonë duhet të ecje në mes të gjelbërimit dhe ndërtesave të rrënuara. Por mes vendi të qetë dhe të “humbur”, nuk kishte si mos të mungonte edhe copëza nga qyteti i zhurmshëm.
Në zonën e ndaluar kudo kishte makina të sekuestruara nga shteti, të cilat pasi i mbajnë për një kohë aty i nxjerrin në ankand ose shiten për skrap. Makina të reja, të vjetra, hekura madje edhe kamione që janë kapur me drogë gjendeshin aty. Gjithë kjo rrugë ishte bosh pa asnjë lëvizje. Pas rrugicës të përshkruar në këmbë gjendemi përballë magazinave të kutive. Magazina që ruheshin nga pesë policë, dy ishin të sigurimit privat dhe tre nga policia e shtetit. Sipas vetë pohimit të policëve siguria është rritur gjatë kësaj periudhe zgjedhore.
“Kur nuk ka materiale zgjedhore, ky vend këtu ruhet vetëm nga policia private. Ndërsa tani janë shtuar edhe ata të shtetit. Kjo për të rritur masën e sigurisë. Pasi verifikimit të dokumentacionit të kërkuara nga ata, më në fund lejohemi të hyjmë brenda. Një ambient i mbyllur, pa dritë dhe erë lagështirë nuk na pengoi të filmonim kutitë e shumta që kishin mbuluar gjithë magazinën. Brenda në magazinë mbizotëronte qetësia, ndërsa kutive të stivosura duket sikur jua prishin rregullsinë kutitë e Qarkut të Shkodrës, të cilat ishin bërë gati për të shkuar në KQZ.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40