Si shpjegohet ky qendrim “në vend numëro” në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike?
Energjia elektrike vazhdon të prodhohet nga HEC-e të mëdhenj, që qeveria Berisha i ka të trashëguara. Një vepër serioze që u bë në këto vite, madje të cilën ai u përpoq ta ndalte që në fillim, ishte TEC-i i Vlorës, i vetmi që do të prodhonte energji jo vetëm nga rezervat ujore. Por ky objekt, që u financua me fonde nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, po ndryshket në shi, nga që qeveria “zbuloi” se kostoja e energjisë do të dilte shumë e lartë. Kështu, tek ne vijohet të prodhohet energji vetëm nga një burim: uji.
Si qendron puna me format e tjera të energjisë që do të përdoreshin për të prodhuar energji elektrike?
Berisha ka dhënë licensa për energji nga era, nga biomasa, etj, por asgjë konkrete nuk shihet të bëhet në këto drejtime.
Po HEC-et vendorë?
Janë dhënë shumë licensa, por këto të fundit kanë hasur pengesa të panumërta. Shumë biznese janë dekujaruar kur kanë parë se KESH nuk kishte fonde t’u paguante energjinë që hidhnin në rrjet, ndërkohë që ERE ka bllokuar koston e shitjes, që nuk i bën ata të leverdisshëm. I vetmi objekt serioz që hyri në rrjet ishte HEC-i i Ashtës, por kjo është shumë larg premtimeve për të krijuar një superfuqi që do të kishte kaq shumë energji, sa ta eksportonte në rajon.
/Shqiptarja.com