Si Shqipëria e Enver Hoxhës, Kim Yong Un 'fshin' perëndimin nga koreanët! Ligj të ri kundër filmave, muzikës dhe veshjeve perëndimore (VIDEO)

Imagjinoni të jeni të izoluar totalisht nga bota e jashtme, pa akses në internet, pa social media dhe ku i vetmi burim informacioni të jenë disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti,  të dizajnuara për t'ju thënë atë që udhëheqësit e vendit duan që ju të dëgjoni, e largët  madje e pamendueshme për shumë por ky është realiteti në Korenë e Veriut.

E megjithatë kjo gjë në Shqipëri është aq familjare dhe e njohur për prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilët kanë jetuar për 45 vite nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. E njëjtë si në Shqipëri kur muzika e huaj, veshjet apo udhëtimet ishin të ndaluara edhe Koreja e Veriut së fundmi ka prezantuar një ligj të ri gjithëpërfshirës i cili kërkon të shfarosë çdo lloj ndikimi të huaj në vend duke ndëshkuar ashpër këdo që kapet duke shikuar filma të huaj, me veshje me stil perëndimor apo dëgjohet duke përdorur një zhargon të huaj.  

Kushdo që kapet me sasi të mëdha filmash apo këngësh nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që njerëzit shikojnë.

Kohët e fundit, Kim shkroi një letër në mediat shtetërore duke i bërë thirrje Lidhjes Rinore të vendit për të goditur "sjelljet jo të këndshme, individualiste, anti-socialiste" midis të rinjve. Ai dëshiron të ndalojë totalisht influencën e huaj.

Daily NK, një media nga Koreja e Jugut bën të ditur se tre adoleshentë ishin dërguar në një kamp riedukimi pasi kishin prerë flokët si idhujt e tyre të K-pop dhe kishin grisur xhinset e tyre në pjesën e gjurit. E gjithë kjo sepse Kim është përfshirë tanimë në një luftë që nuk përfshin armë bërthamore ose raketa. Analistët thonë se ai po përpiqet të ndalojë informacionin e jashtëm ndërsa jeta në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Miliona njerëz mendohet të jenë të uritur dhe në kushte të vështirë, duke krijuar kushtet që diktatori koreano-verior të ushqejë popullin me propagandë.

Vendi ka qenë I shkëputur nga bota e jashtme pre shumë vitesh, por më shumë se kurrë më pare është bërë vitin e kaluar pas fillimit të pandemisë. Furnizimet vitale dhe tregtia nga Kina fqinje pothuajse u ndalën. Megjithëse disa furnizime kanë filluar të kalojnë, importet janë ende të kufizuara.

Ky izolim i vetë-imponuar ka përkeqësuar një ekonomi tashmë të dështuar, ku paratë shkojnë në pjesën më të madhe në të ardhurat e liderëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2021 04:31

    E ke gabim,U.S dhe B.E nuk e shkaterruan ind.e lehte e te rende.Ate e shkaterruan politikanet vendas dhe lakejte e tyre qe per 30 vjet e keqmenaxhuan ose e cuan per skrap,ose e privatizuan ne menyrat me te parregullta.Sa per bujqesine,nuk them se ne kohen e Xhaxhit e kishim te mire,perkundrazi ishte ne nivelin mesjetar.Kishim makineri por jo ne mase,dhe nje pjese me tekn.te vjeteruar.Besoj se te ka rene rasti kur udhetoje me tren,te shikoje 6-8 kooperativiste qe punonin me shata e lopata fushave.Sa te tille kishte ne Shqiperi?Dhe keta me shoke do te ngopnin tregun vendas e ate te eksportit,duke punuar si ne mesjete!Per te mos folur per te tmerreshmin kolektivizim.Flet per shkaterrim te hekurrudhave.Hekurrudhat u demtuan nga hajdutet pas 90',kurse trenat kishin filluar qe me pare,kur injorantet qe jetonin afer tyre i qellonin me gure.Hajdutet me kollare i cuan pastaj nje pjese per skrap.Gjithashtu pas 90' mungesa e dores se forte te ligjit dhe trajtimi i gjitheckaje shteterore qe nuk u privatizua nga <<miqte>>,si mall pa zot beri qe te shkaterrohej e tjetersohej.Pyje te tere u prene,pemet anash rrugeve u bene dru per zjarr,ose mobilje,toka te tera mbeten djere etj.Fara vendase u zevendesuan nga te huaja,qe jepnin me shume prodhim,por nuk kishin shije (pyetini korcaret,sesi sollen farat maqedonase te molleve dhe pse)Ndermarrje te tera u mbyllen.Sa per pjesen e dyte kur flet per veset,ne ato i kishim patur,po mbuleheshin,pas 90' dolen hapur dhe u shtuan me disa te tjera,bile disa u sofistikuan.Sa per kete Kimin e Korese ky eshte si ne stereoide,me keq se Enveri ne vaktit.

    Përgjigju
  • Ska rendesi: 07/06/2021 12:20

    C’fare solli europa dhe amerika ne shqiperi 1- shkaterrim te prodhimit te brendshem ose exportin e made in albania 2- shkaterrim te industrise se rende dhe minerale 3 - shkaterrim te prodhimit bujqsor , shkaterrim te tokes 4 - shkaterrim te transportit hekurudhor dhe rrugor 5- shkaterrimin e porteveve dhe kantierit detar , ka shume per te permendur c’fare solli europa 1-korrupsion 2-imoralitet 3- krimin , drogen ,prostitucion ,rrembim femijesh per qellim transplantesh organesh , nje sistem gjygjsor te korroptuar ,nje administrate te korruptuar , dhq qeveri te korruptuar kjo eshte made in EU

    Përgjigju
    • lexuesi: 07/06/2021 15:17

      e vertete e pamohushme

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër