Media britanike ‘The Sun’, ka publikuar një artikull ku rikthen në vëmendje grabitjen më të madhe të kryer në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, si sot 20 vite më parë, ku autorët ishin dy shqiptarë.
Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj grabitën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge.
'The Sun' shkruan se shqiptari Jetmir Buçpapa po bën një jetë luksoze, me një trashëgimtare milionere në krah të tij.
Buçpapa, 46 vjeç, u dënua me 30 vite burg për grabitjen. Ai kaloi vite në burgun Belmarsh, por u deportua në Shqipëri në 2020.
Burimet për median britanike thonë se Buçpapa ishte fillimisht shumë paranojak pasi ai dhe Hysenaj u liruan nga burgu.
Sipas 'The Sun', Buçapa është ndarë nga bashkëshortja Besiana Dunisha, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë, dhe tashmë ka një raport me vajzën e një biznesmeni shqiptar shumë të pasur, i cili punon në një kolegj ndërkombëtar me mësues britanikë.
Buçpapa dhe Hysenaj morën 53.116.760 paund, por 32 milionë paund nuk u gjetën. Dyshohet se paratë mund të jenë transferuar në Qipro dhe Marok.
Menaxheri i objektit u rrëmbye së bashku me gruan dhe fëmijën e tij, në mënyrë që banda e armatosur të siguronte hyrjen. Katërmbëdhjetë punonjës u mbajtën në kafaze nën kërcënimin e armëve,
Pas sulmit, banda u largua me një kamion të ngarkuar me gjysmë ton parash, kryesisht në kartëmonedha 10 dhe 20 paund, drejt fermës Elderden pranë Staplehurst në Kent.
Rreth 100 mijë paund u gjetën në fermë, por pronari John Fowler tha se nuk kishte asnjë ide që paratë po ruheshin në pronën e tij. Ai u shpall i pafajshëm më vonë për çdo akuzë lidhur me grabitjen.
Mbi 9 milionë paund u gjetën në një kontejner në një zonë industriale në Welling, në jug-lindje të Londrës, ndërsa rreth 8 milionë paund u gjetën në një magazinë pranë shtëpisë së Lea Rusha në Southborough, Kent.
Securitas ktheu 25 milionë paund tek Banka e Anglisë, të cilës i takonin paratë.
Por ndërsa miliona paund janë zhdukur pothuajse 20 vjet më vonë, duket se Buçpapa po shijon lirinë e tij maksimalisht.
Komente

Kështu që është e pa mundur që në çdo krim ku shtetas shqiptarë janë përfshirë të mos dalin nga Tropoja ky me siguri është familjari i njëfar ambasadori Skender Buqpapa në fund të mandatit vënd se të dorëzonte kredencialet dorëzonte kërkesë për azyl në CH
Përgjigju