Një vrasje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit, ku viktimë mbeti 48-vjeçari Skerdilajd Isufi.
Autori 48-vjeçar Land (Puja) Drejai është në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. Dyshohet se konflikti ndodhi për një vend parkimi.
Autori ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit Isufi që të largonte makinën.
Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati. Drejai ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

48-vjeçari që u vra me thikë
Report Tv ka siguruar foton e 48-vjeçarit i cili u vra me thikë pasditen e sotme në Kavajë.
Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë një vend parkimi. Autori ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit që të largonte makinën.
Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, fillimisht me fyerje të ndërsjellta dhe më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta. Autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër.
Komente












