Si t'ia zgjasni jetën getave tuaja?!
Ne kemi përgjigjen e duhur për ju

Si t'ia zgjasni jetën getave tuaja?!<br />Ne kemi përgjigjen e duhur për ju
Të gjithë e dimë sa e lodhshme mund të jetë grisja e getave. Ti blen një palë geta të reja, që shkojnë më së miri me fustanin tënd dimëror, i gërric diku dhe s'mund t'i përdorësh më kurrë, sepse nuk ka asgjë që mund t'i sjellë në jetë.

Zëvendësimi i tyre me një palë të reja shpesh mund të jetë shpesh edhe i shtrenjtë. Prandaj dhe ne jemi të lumtur të prezantojmë hilenë më të re, që do t'i zgjasë jetën getave tuaja të preferuara.

Futini në ngrirje përpara se t'i vishni, është kaq e thjeshtë! Ja si ta bëni: pasi blini një palë geta të reja, futini në ujë, shtrydhini me kujdes dhe më pas futini brenda një qeseje plastike dhe lërini në ngrirje.

Të nesërmen, nxirrini nga ngrirja dhe lërini të shkrihen e të thahet në mënyrë natyrale. Pasi të jeni tharë, mund t'i vishni dhe s'keni pse ta përsërisni më këtë veprim. Ngrirja e tyre, forcon fibrat e getave, gjë që e bën më të vështirë grisjen e tyre.

Provojeni! Funksionon vërtet!
getat
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja..com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos