Pas arkivimit të eventit të vitit të kaluar, në shtëpinë e Victoria's Secret ka nisur kërkimi për fytyra (dhe trupa) të rinj, të aftë të bëjnë gjithë botën të ëndërrojë me fizikun e tyre fantastik.
1 Vëmendje fotove
Rregulli i parë për ta provuar të ngjitesh në pasarelë është zgjedhja e fotografisë, e cila i besohet agjencisë së modeleve. Personat që përzgjedhin te VS shohin me detaje e skrupulozitet se si duket objektivi në video e foto. Duhet zgjedhur me kujdes personi apo fotografi që bën fotot që do të prezantohen.
2 Agjencitë e modeleve
Merrni pjesë në seleksionimet e hapura të dy agjencive kryesore te të cilat mbështetet Victoria's Secret për rekrutimin e modeleve të reja, Elite dhe Ford. Kur të mbërrini, kini kujdes që të keni me vete një foto që vërtet tregon vlerat tuaja.
3 Mos u dorëzoni
Nëse agjencitë ju skartojnë në seleksionim, mos u dorëzoni. Trokitni në dyer të tjera. Agjencitë janë gjithmonë mjeti i duhur edhe për t’ju dhënë punë që ju sjellin ekspozim në media.
4 Synoni në internet
Me zhvillimin e internetit, janë krijuardisa platforma profesionale, te të cilat Voltaire këshillon regjistrimin. Përdorin motorët e kërkimit për të mësuar se cila është më e përshtatshmja për ju. Bota duhet ta dijë që ju ekzistoni.
5 Mos gënjeni për përmasat
Shtatlartësia ideale (minimale) për një Engjëll të Victoria's Secret është 175 cm dhe përmasat e trupit 81-61-86. Mos mashtroni, do të demaskoheni shumë shpejt.
6 Fiziku atletik
Shkoni në palestër dhe ndiqni një dietë ushqimore rigoroze e të shëndetshme. Nëse nuk i keni përmasat e duhura për një modele të VS, mund të shkoni te eksperti i ushqimit.
7 Kopertina nën 18 vjeç
Thelbësore është vëmendja e medias dhe bërja “personazh”. Për shembull, nëse del në kopertinën e Vogue nën 18 vjeç, është ideale për të pasur sukses edhe si model i Victoria's Secret.
8 Seleksionimi zyrtar
Pjesëmarrja në Victoria's Secret Fashion Show Competition: nga 2009-a, shtëpia e intimeve organizon një herë në vit ditën e seleksionimit. Pranohen vajza nga 18 në 30 vjeç. Për datën shihni sitin e VS.
9 Të përpikta dhe profesionale
Kur paraqiteni në seleksionim, jini të përpikta dhe profesionale. Mos bëni festa e qejf mbrëmjen para testit, duhet të jepni më të mirën.
10 Njihni figurën e Razekut
Edward Razek ka qenë prej vitesh një nga përgjegjësit e seleksionimit te Victoria's Secret. Duhet ditur se çfarë dëshiron e çfarë kërkon nga një femër për t’u bërë Engjëll. Tani ai sheh nga pas kuintave përzgjedhjen e vajzave që do të shkojnë në pasarelë gjatë Fashion Show. Ka qenë ai që ka spikatur, ndër shumë të tjera, Daniela Peštová e Heidi Klum.
d.i./Shqiptarja.com
