Pushimet verore në breg të detit përveç kënaqësisë, relaksit, nxirrjes së lëkurës dhe përfitimeve të tjera shëndetësore e psikologjike kanë dhe disa anë negative.

Rrezet e shumta të diellit mund të dëmtojnë lëkurën e fytyrës dhe të trupit tonë në qoftë se ne nuk kujdesemi.

Po flasim për rrezet e tepërta të diellit në lëkurën tonë dhe për shumë probleme të tjera që mund të shkaktohen nga një ditë që kalojmë në plazh.

lekura plazhi

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" estetistja Blerina Kaca tha se shpenzimi i kohës në plazh mund të jetë i veçantë, mirëpo nëse nuk bëhet një kujdes i duhur për t`a mbrojtur lëkurën, mund të gjendeni përballë një befasie jo shumë të dëshiruar në të cilën dielli i ashpër, rëra dhe era e detit mund të krijojnë kaos në lëkurën dhe flokët tuaj.

"Në vjeshtë ne i ndjejmë të gjitha shqetësimet në lëkurën tonë nga rrezet e shumta të diellit që kemi marrë gjatë pushimeve verore", tha estetistja Kaca.

Për të patur një kujdes për lëkurën gjatë pushimeve verore, këshillat nga estetistja Blerina Kaca janë:

Duhet të konsumojmë sa më shumë ujë

Duhet të aplikojmë kremin e diellin me faktor mbrojtës 30 minuta para se të ekspozojmë lëkurën tonë në diell

Duhet të kemi kujdes me zgjedhjen e faktorëve mbrojtës të kremrave që përdorim për fëmijët

Këshillohuni me farmacisten apo estetisten tuaj për faktorët e kremrave të diellit sipas tipit të lëkurës suaj

Pas të gjitha lojërave dhe shëtitjeve në plazh, është e domosdoshme për ta bërë një dush për ta rigjeneruar lëkurën dhe për ta larguar rërën dhe papastërtitë nga trupi. Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)