Jeni lodhur me mënyrat e zakonshme për lënien e duhanit pa arritur asnjë rezultat pozitiv?
Në ndihmë ju vjen në mënyrë të shëndetshme dieta jeshile, e cila gjithashtu ndihmon në lënien e duhanit pa stres.
Por cila është përbërja e kësaj diete?
Në materialin e mëposhtëm renditen motivet e kësaj diete që i vjen në ndihmë çdo përdoruesi të duhanit. Sipas një studimi të fundit, ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve ndihmon ata persona, të cilët dëshirojnë të lënë duhanin. Studimi është realizuar kohët e fundit nga Universiteti i Buffalos në Amerikë.
Sipas këtij kërkimi ku janë përfshirë persona rreth moshës 25 vjeç, të intervistuar nëpërmjet telefonit para 14 muajsh, kërkuesit kanë zbuluar se konsumimi i frutave dhe perimeve ka ndihmuar në eleminimin e pirjes së tepërt të cigareve. Por cila është arsyeja që frutat dhe perimet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në lënin e duhanit? Mjeku nënvizon se arsyet në këtë drejtim janë të ndryshme. “Si fillim, perimet e pasura me fibra dhe ujë japin një ngopje të lartë për njeriun, dhe kjo ndihmon për lënien e cigares, gjithashtu frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe ndihmojnë si “riparues” në lidhje me dëmet që ka shkaktuar duhani tek trupi i njeriut.
Në fund, nisur nga frika e shëndoshjes pas lënies së duhanit, që shumë shpesh i frenon duhanpirësit të marrin një iniciativë të tillë, dieta me perime e fruta ndihmon në mbajtjen e peshës normale trupore”, shprehet ai. Ndërkohë që një dietologe shpjegon se pacientëve i këshillojnë përdorimin e sa më shumë perimeve pas çdo vakti, si dhe përdorimin e dy ose tre racioneve ditore me fruta.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com