Burokracia italiane mund të ngadalësojë dhe të shtyjë, rikthimin në fuhat e futbollit të Gennaro Gattuso.mesfushori i skuadrës së Milanit, pasi ka marrë lejekalimin nga FIGC, mund të ketë një problem tjetër pasi ndoshta nuk do luajë në ndeshjen ndaj Lecce të dielën.

Për grumbullimin e tij mungojnë ende disa dokumente të agjencisë antidoping, pasi Gattuso i është nënshtruar më parë kurave mjekësore me bazë kortizoni, cka është substancë e ndaluar për futbollistët.

Ndërkohë në ndeshjen e fundjavës, Milani do të kujtojë pilotin italian Marco Simoncelli, që vdiq një vit më parë në një garë të MotoGP. Është zgjedhur gara ndaj puljezëve për motivin se pikërisht pas ndeshjes Milan Lecce, u zyrtarizua vdekja e pilotit në 23 Tetor në Sepang.