Si të zgjidhim problemet
e “Zorrës dembele’’

Si të zgjidhim problemet <br />e  “Zorrës dembele’’
Rreth 20% e njerëzve vuajnë nga konstipacioni kronik (kapsllëku), që bëhet shkak për ulje të cilësisë së jetës dhe shqetësim.
Të pakët janë ata që flasin për këtë shqetësim kronik. Problemet e zorrës shihen si tema të pakëndëshme në tavolinë, të sikletshme. Kush i ka, i mban për vete. Nuk duhet mbajtur për vete! E vërteta është se kush vuan nga konstipacioni kronik, ka të gjitha shqetësimet, dhe cilësinë e jetës së një personi që vuan nga një sëmundje kronike. Ky nuk është supozim, as konstatim, por rezultat studimi. Është kryer në 39 qendra gastro-enterologjie në Itali, ku janë studiuar 900 pacientë me konstipacion kronik. Rastet që paraqiten në klinika janë forma të rënda të konstipacionit, por grupi i ekspertëve të Doxa Farma në Itali përllogarit se rreth 15-20 përqind e popullsisë vuan nga konstipacioni kronik. Mendohet se nga këta, vetëm një në katër ka konstipacion të lehtë.
Çfarë është konstipacioni kronik?
Keqkuptimi kryesor që duhet sqaruar është se konstipacioni nuk është vetëm atëherë kur defekimi (dalja jashtë) është i rrallë (më pak se 3 herë në javë). Konstipacioni ka tipar karakteristik daljen jashtë me vështirësi, me feçe të forta, e që lë pas ndjesinë e boshatisjes jo të plotë të barkut. Themi se vuajmë nga konstipacioni, nëse të paktën 1 në 4 herë defekimi ka tiparet e mësipërme. 80 përqind e atyre që vuajnë nga konstipacioni kronik janë femra, kryesisht gra të moshës së mesme. Shqetësimet, në mënyrë tipike, vazhdojnë me vite. Shpjegimi biologjik për këtë shfaqje shumë më të shpeshtë tek femrat qëndron tek ekuilibri hormonal. Është parë që këto paciente kanë ndjeshmëri më të lartë ndaj progesteronit (hormon) në muskulaturën e zorrës. Progesteroni ka efekt relaksues (e lëshon) për muskulaturën e lëmuar. Kjo bën që zorra ‘dembele’ të tkurret pak e ngadalë, duket mbajtur për një kohë më të gjatë ushqimin, i cili thahet e forcohet. Faktorë të tjerë janë stili i jetës, stresi, ankthi e depresioni.
Cilido qoftë shkaku, pasojat e konstipacionit kronik janë të gjithanshme në jetën e atij që i vuan. Qëndrime të gjata në tualet pa u zbrazur, shqetësim dhe mungesë rehatie, ulje e rendimentit në punë, orë të tëra të shpenzuara për të zgjidhur një problem në dukje të lehtë por po aq shqetësues. Gradualisht, statusi mendor kalon nga vetëdija e të qënit i shëndetshëm në vetëdijen e të qënit i sëmurë kronik. Sëmundja pranohet dhe me të jetohet. Pacienti shpenzon orë të tëra në tualet pa gjetur qetësi. Vetëm kur gjendja rëndohet tepër ai paraqitet tek mjeku. Në Itali llogaritet se këta përsona shpenzojnë rreth 1500 euro në vit për të kuruar sëmundjen. Këto argumenta duhet të mjaftojnë për të konsideruar seriozisht sëmundjen dhe për të kërkuar ndihmë. Në fund të fundit, për pjesën më të madhe të këtyre njerëzve, shkaku bazë i sëmundjes është stili i jetesës e dieta ushqimore.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit