Si të zgjidhni dhuratën e duhur?

Si të zgjidhni dhuratën e duhur?
Nëse keni ndërmend të bëni diçka, mos bëni zhurmë! Po jua shpjegojmë; në qoftë se keni ndërmend të befasoni gruan tuaj, atëherë duhet të tregoheni të kujdesshëm që ajo të mos e kuptojë. Hiqni nga xhepat cdo biletë, apo kartivizitë dyqani sepse intuita e femrës është shumë e fortë. Rrini I qetë dhe mos ndryshoni sjellje.

MOS PYET ATË TEK LISTA!
Thjesht për të shmangur “Pas gjithë këtyre viteve së bashku, ti nuk i di ende shijet e mia? Ti nuk di të më ofrosh më asgjë! ose sjellje poshtëruese deri 8 marsin e ardhshëm, në rast keni bërë një dhuratë të gabuar. Nëse keni menduar, kjo është mirë. Pra, ju jeni tashmë i rritur, kështu që mendoni dhe gjeni një dhuratë pa marrë mendimin e saj.

KUJDES ËSHTË DITA E NËNËS
Dhe jo Krishtlindjet! Duhet ta dini se duke ofruar një dhuratë të shtrenjtë
për çdo rast, nuk ia dilet: Krishtlindjet, ditëlindjet, përvjetoret e takimit, dasmës, Shën Valentini e kështu me radhë. Ndaj nuk është e nevojshme që për këtë ditë të shpenzoni shuma marramendëse. Rezervoni një fundjavë në SPA dhe zgjidhni një dhuratë shumë personale.

MENDONI “MAMI”!
Sikundër emrin e saj sugjeron është Dita e Nënës. Gjithcka duhet të lidhet më fëmijët tuaj, në mënyrë që zemra prej nëne të jetë e kënaqur. Një trëndafil i dhuruar nga fëmija, një fotografi familjare në kornizë, të shkoni në spektakle për familje dhe nëse e ajo është e pakënaqur nga ndonjë pajisje elektroshtëpiake, mund t’i blini pa frikë një të re!

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)