Si ta dalloni gripin sezonal nga infeksioni Covid-19? Flasin virologët italianë

Si ta dalloni gripin sezonal nga infeksioni Covid-19? Flasin virologët italianë

Si ta dalloni gripin sezonal nga infeksioni Covid-19? Shumë e pyesin veten teksa simptomat fillestare janë shumë të ngjashme.

Sipas virologëve italianë, "Gama e simptomave të gripit përfshin simptoma të frymëmarrjes apo dhimbje të fytit dhe ethe”, - shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos. “Në rastin e Covid-19, mund të ndodhë që pas një faze fillestare krejtësisht të ngjashme me gripin e zakonshëm, të shfaqet sindroma respiratore shumë e fortë e lidhur me pneumoni intersticiale bilaterale. Simptomat janë mos mbushja me frymë, marrje fryme dhe një rritje e rrahjeve të zemrës. Kjo ndodh në 20% të rasteve, nga të cilat 5% ose pak më shumë paraqesin kushte klinike të tilla që kërkojnë shtrimin në spital në kujdesin intensiv me nevojën e ndihmës ventiluese për disa ditë në mënyrë që të mbështesin aftësinë për të marrë frymë lehtësisht”.

A është koronavirusi vetëm një grip më serioz se i zakonshmi?

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ka bërë të ditur analizën e të dhënave të 155 pacientëve italianë që vdiqën dhe ishin pozitivë nga Covid-19 te të cilët simptomat më të zakonshme të fillimit të infeksionit ishin ethet dhe dispnea (vështirësi në frymëmarrje), që përkatësisht shfaqet në 86% të çështjeve të ekzaminuara; ndërsa më pak të zakonshme janë simptomat gastrointestinale (diarre) dhe hemoptiza, emetimi i gjakut nga trakti respirator për shembull përmes kollitjes.

"Këto të dhëna sugjerojnë që edhe ata që kanë vetëm ethe duhet të lajmërojnë mjekun apo urgjencën dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi”, shpjegoi Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali.

Në çdo rast duhet të shmangni vizitat tek mjeku ose dhoma e urgjencës për të shmangur ekspozimin ndaj infeksionit nga dhe te të tjerët. Ndjekja e kësaj dhe të gjitha rregullave të tjera të parandalimit të diktuara këto ditë është thelbësore për të ngadalësuar epideminë sa më shumë që të jetë e mundur. Masat individuale për të kufizuar kontaktet sociale janë thelbësore për të luftuar virusin.

Problemet pulmonare dhe të frymëmarrjes janë shenjat më të përhapura te personat e prekur nga sëmundja.

Një vlerësim i saktë i periudhës së inkubacionit të koronavirusit e bën më të lehtë për ekspertët të parashikojnë dinamikën e epidemisë dhe të bëjnë një plan të ekuilibruar midis masave të kontrollit dhe frenimit të përhapjes së Covid-19.

Një analizë e infeksioneve COVID-19 e kryer nga studiues në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg ka vlerësuar se më pak se 2.5 përqind e njerëzve të ekzaminuar shfaqën simptoma brenda 2.2 ditëve; 97.5 përqind e tyre brenda 11.5 ditëve. Për çdo 10,000 individë të karantinuar për 14 ditë, 101 prej tyre kanë zhvilluar simptoma pas përfundimit të kufizimeve 14 ditore.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Sot në Itali 1 mijë të prekur më pak se dje! Shtohen të shëruarit, numri i viktimave shkon në 631, mbi 10 mijë të infektuar në total


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër