Si ta dalloni nëse keni temperaturë viroze apo nëse ka rrezik për meningjitin vdekjeprurës

TIRANË - Temë e diskutimit gjatë ditëve të fundit ka qenë meningjiti.

Nisur nga ndarja nga jeta në moshë të re e efektivit të policisë rrugore, Mariglen Mestani, i cili dyshohet se ndërroi jetë prej meningjitit pas një lufte 12 orë me vdekjen, qytetarët janë të shqetësuar për ndonjë përhapje të mundshme të sëmundjes.

Por institucionet shtetërore kanë siguruar se deri më tani të konfirmuar ka vetëm një rast dhe se nuk ka vend për panik.

Meningjiti është një sëmundje ngjitëse që prek të gjitha grupmoshat, por më të rrezikuar janë fëmijët, kjo pasi sipas pediatres Nurije Hamzollari, ata kanë një imunitet më të dobët

“Prek fëmijët sepse sistemi imunitar është më i dobët tek fëmijët por kjo nuk është e thënë, nuk është absolutisht e thënë, zakonisht tani fëmijët janë të vaksinuar kështu që janë më të mbrojtur”-u shpreh pediatrja.

Ajo çka është e rëndësishme është që të mos ngatërrohen simptomat e meningjitit me ato të virozave.

“Simptomat e meningjitit janë një temperaturë e lartë e cila nuk bie me antipiretikë. Temperatura shkon 39-40 e cila vazhdon, fëmija ka shenja që ka rigiditet të qafës, mezi ushqehet, mezi flet. Në të tilla raste duhet t'i drejtohemi QSUT-së. Viroza zakonisht ka temperaturën 38-39 e cila sapo merr antipiretikun bie, gjendja e përgjithshme është e mirë, fëmija flet, lëvizë, ushqehet”- tha Nurije Hamzollari.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Meningjiti i shkaktuar nga bakteret nëse nuk shërohet me terapi mund të dërgoj edhe deri në vdekje, mirëpo edhe nën terapi vdekshmëria është 5 % deri 30 %. Pasojat më të rënda të meningjitit bakterial janë çrregullimet mendore dhe vdekja.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 15/01/2020 11:42

    Te gjithe parazitet ne gjake jane anaeorob, prandaj VETEM nje trajtim me "substanca te duhura", vret c`do lloj parazitesh!!! Industria farmaceutike nuk fiton gje ne trajtimin e lartpermendur, prandaj Faksinat!!! 1. Trajtimi oral (pirja) perbehet nga 2 komponente (substanca), 2. Trajtimi permes lekures perbehet nga 3 komponente. Kemi nje reakcion labil, me c`rast perfitohet oksigjeni, i cili vret parazitet!!! PS:Trajtimin permes lekures e kam krijuar (zhvilluar) personalisht une!!! Kimistet (ndoshta edhe Biologet) kan kuptur per cilin reakcion e kam fjalen??? Ju mund te gjeni ne rrjetet sociale trajtimin e lartpermendur!!! Edhe nje here per c´do lloj parazitesh!!! E them nga pervoja shum vjecare, nga vitet e 90-ta!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë