TIRANË - "Ishte njeri i mirë", - dëgjojmë të thuhet shpesh pas vdekjes. Por për Mariglenin, efektivin e Rrugores në Tiranë që u shua krejt papritur në moshën 27-vjeçare, fjalët mungojnë. Kolegët dhe drejtuesit e tij, ende nuk e besojnë se Mariglen Mestani nuk është më mes tyre. I riu me origjinë nga Erseka që prej 6 vitesh punonte në Policinë Rrugore ndërroi jetë dy ditë më parë nga meningjiti akut. Marigleni luftoi për orë të tëra me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni bakterial.
27-vjeçari ishte djalë i vetëm, dhe në sytë e prindërve të tij dhe motrës, lotët thuajse kishin shteruar në pamundësi për të përballuar dhimbjen e madhe që i la pas humbja e të dashurit të tyre. Mariglenit iu dha lamtumira e fundit ditën e djeshme në orën 13:30 në Ersekë, në vendin e tij të lindjes, ku jetojnë prindërit e tij.
Margileni jetonte në Tiranë në shtëpinë e të afërmve të tij në zonën e Astirit. Tre ditë më parë ai kishte marrë leje në punë, pasi nuk ndihej mirë. Ishte larguar rreth orarit të drekës dhe kishte shkuar në shtëpi. Por nga një temperaturë në dukje e zakonshme, gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe rreth orës 05:00 të mëngjesit, të afërmit e dërguan me urgjencë në spital. Pas shumë orëve, me shpresën se gjendja e tij do të përmirësohej, rreth orës nëntë të darkës, Marigleni ndërroi jetë nga temperatura e lartë...duke lënë pas dhimbjen e madhe jo vetëm për prindërit, motrën, të afërmit, kolegët, por edhe tek të gjithë ata që të paktën një herë kishin rastisur të bënin një bisedë me të.
...Nuk ishte si të gjithë të rinjtë e brezit të tij në polici. Ishte i veçantë. I vlerësuar si një nga punonjësit më të mirë jo vetëm nga drejtuesit e tij, por edhe kolegët, që në rrëfimet e tyre për Shqiptarja.com e kujtojnë vetëm të buzëqeshur, mjaft gazmorë dhe korrekt në punë. Ishte një ngjarje të cilën ende nuk mund ta besojmë se ka ndodhur. "Marigleni bënte shumë shaka, ishte i dashur me kolegët. Nuk ke ku i vë diçka, sepse kishte gjithçka perfekte", shprehen disa nga kolegët për Shqiptarja.com.
Në ceremoninë e lamtumirës në Ersekë ishin drejtues të Policisë Rrugore të Tiranës dhe 40 kolegë të të riut që u shua në moshë të re.
Mariglenin e shihje në rrugët e Tiranës në ditë me diell e shi, të ftohtë e ngrica, teksa shërbente me përkushtim për të lehtësuar sadopak trafikun e rënduar në kryeqytet.
Miq të shumtë të tij kanë ndarë postime mjaft prekëse në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të 27-vjeçarit, duke shprehur vlerësimin për punën e tij, e duke veçuar karakterin e tij gazmor. E pikërisht buzëqeshja e tij është në këto momente ngushëllimi më i mirë për të gjithë që do ta ndjejnë mungesën e tij.
U prehsh në paqe!
Nuk kemi mjekesi ne ,jan leshko fare.. ngushellime familjes per ket tragjedi te madhe..!
PërgjigjuI perjetshem qofsh shef Mariglenti. 370.
PërgjigjuNGUSHLLIME FAMILJES...!
PërgjigjuShum djal i mir dhe korrekt ngushellime familjes dhe humbje per komunitetin e Tiranes
Përgjigju