Si të forconi imunitetin tek fëmijët? Nutricionistja: Ja sekreti i shurupit me pak përbërës që mund ta realizoni në kushte shtëpie

Me stinën e dimrit një nga problemet më të mëdha shëndetësore që lindin sidomos tek fëmijët në moshë të vogël, është rënia e imunitetit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv nutricionistja Rolina Naco shpjegoi se ka disa mënyra natyrale që prindërit mund t’I realizojnë në kushte shtëpie për të forcuar sistemin imunitar të fëmijës së tyre. Një nga këto mënyra është edhe krijimi injë shurupi përmes bimëve medicinale, I cili është tepër efektiv dhe shumë I thjeshtë për t’ u përgatitur. Për këtë shurup do t’ju duhen këto përbërës:

“Në fund shtojmë lëngun e limonit dhe mjaltin, ujë I ngrohtë rreth një kile e gjysëm, 4 gjethe eukaliptus, 4 lule të chinacheas dhe nëqoftëse nuk kemi një nga këto përbërës nuk na prish punë, nuk do të thotë që nuk është I vlefshëm. Një grusht shtog kokërr, dy lugë gjell boronicë vendi, boronic të kuqe, dhe trëndafil të egër dhe gati” tha nutriconistja në ‘Rreze Dielli”

Ajo shpjegoi se shurupi I shtogut mund të përdoret edhe tek të rriturit, ndërsa theksoi se nuk mund të ruhet më shumë  se 10 ditë në frigorifer.

“Mbasi i kemi larë paraprakisht dhe i kemi lënë të kullojmë, shtojmë mjaltin dhe limonin. Dhe këtë sasi mund ta ruajmë rreth 10 ditë në frigorifer dhe mund ta pijmë cdo mëngjes një filxhan kafe për një fëmijë jo më të vogël se dy vjeç. Është më mirë esëll , pastaj hamë mëngjesin por mund të përdoret dhe për të rritur , në kohën kur kemi një fazë viroze mund  ta pijmë dy herë në ditë për të forcuar sistemin imunitar”.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen