Si të paguash më pak çdo muaj për kredinë tënde hipotekore?

Si të paguash më pak çdo muaj për kredinë tënde hipotekore?

Foto ilustruese

Dëshiron të fillosh një kurs kitare apo kërcimi por kësti mujor që duhet të paguash për kredinë tënde hipotekore është i lartë? Zgjidhja e vetme është rifinancimi i kredisë tënde hipotekore me normë interesi më të ulët. Rifinancimi të jep mundësinë e përfitimit të një kësti më të ulët mujor. 

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka sjellë së fundmi në treg ofertën më të mirë të rifinancimit. Duke transferuar kredinë tënde hipotekore nga një bankë tjetër tek Intesa Sanpaolo Bank Albania, përfiton norma të ulëta interesi duke filluar nga 0.99% për kreditë në Euro dhe 1.99% për kreditë në Lekë.

I njohur edhe si transferim i kredisë, ky produkt bankar u vjen në ndihmë të gjithë atyre të cilët po kërkojnë të lehtësojnë kushtet e kredisë së tyre dhe të paguajnë këste më të ulëta mujore. Përmes këtij rifinancimi, ti siguron një këst mujor më të ulët, duke i kursyer vetes më tepër para për shpenzimet e përditshme personale apo familjare, apo për t’i plotësuar vetes një dëshirë më shumë në prag të festave të fundvitit.

Gjithashtu, nëse aplikon deri në 31 dhjetor pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania për rifinancimin e kredisë hipotekore, përfiton tërësisht falas komisionin e administrimit për rifinancimin e kredisë hipotekore si edhe koston e raportit të vlerësimit të pronës për kredi me vlerë deri në 50.000 euro. Nëse kredia e rifinancuar është për qëllimin e blerjes apo të ndërtimit të pasurisë së patundshme për banim nuk aplikohet asnjë komision parapagimi.

Apliko sot pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe përfito rifinancim të kredisë hipotekore me normat e interesit më të mira në treg dhe shijo dilemat e këndshme të jetës.

E vetmja dilemë që do të kesh pas rifinancimit, do të jetë ku të shpenzosh paratë e përfituara nga kësti mujor më i ulët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat