Intesa Sanpaolo Bank: Kemi shqyrtuar të gjitha aplikimet për pezullimin e kësteve të kredive nga individët dhe bizneset e prekura nga COVID-19

Intesa Sanpaolo Bank: Kemi shqyrtuar të gjitha aplikimet për pezullimin e kësteve të kredive nga individët dhe bizneset e prekura nga COVID-19

TIRANË- Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, dëshiron të informojë se ka shqyrtuar të gjitha aplikimet e ardhura deri tani për pezullimin e kësteve të kredive nga klientët individë dhe biznese të prekur nga kriza e COVID-19. Efektet e pezullimit të kredive janë aplikuar sipas nevojave të klientëve; në datat e dërgimit të aplikimit ose më herët.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka informuar shumicën e aplikantëve për vendimin e marrë në lidhje me aplikimin e tyre. Ky proces është mbështetur nga mjete teknologjike dhe procedura të brendshme të zhvilluara posaçërisht për të na lejuar të përshpejtojmë proceset tona të brendshme.

Plani i lehtësimit financiar dhe i mbështetjes, i ofruar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania për individët dhe bizneset e prekura nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, ofron mundësinë e pezullimit të kësteve të kredisë (hipotekore, personale ose biznesi) pa aplikuar asnjë penalitet ose tarifë deri në 31 Korrik 2020. Ky plan ofron dhe zgjatje të mëtejshme për pezullimin e kësteve për 3/6 muaj në varësi të vazhdimësisë së krizës së COVID-19. Ne nxisim klientët tanë, individë dhe biznese, që janë prekur nga kriza të vazhdojnë dhe të aplikojnë për pezullimin e kësteve të kredisë.

Më tej, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka dedikuar një fond prej 50 milion euro për financime të reja për ndërmarrjet e prekura nga kriza COVID -19. Kohëzgjatja e financimeve është për një periudhë prej 18 muajsh, me një periudhë mospagimi prej 6 muajsh dhe me një normë interesi të privilegjuar prej 2% në EUR & 2.75% në LEK. Fondi ka për qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për kapital qarkullues, financimin e zinxhirit të furnizimit dhe financiminin e metejshëm të tregtisë. Këto lloj financimesh do të ofrohën me ZERO komisione dhe tarifa.  

Në përputhje të plotë me vendimet e autoriteteve shtetërore dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë:

- Klientët tanë të biznesit mund të bëjnë kërkesë për kredi të mbështetur nga Garancia Sovrane e Qeverisë për të siguruar pagimin e pagave të punonjësve të tyre dhe për të mbuluar nevojat shtesë të biznesit të tyre;

- të gjitha llogaritë rrjedhëse të reja të hapura nga individë dhe persona juridikë që do të përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria, ofrohen me tarifa dhe komisione ZERO

- kartat e debitit të lidhura me llogari të reja kanë tarifa dhe komisione ZERO.

- duke përdorur kanalet dixhitale për të kryer transaksione në monedhën LEK do të gëzoni gjithashtu tarifa dhe komisione ZERO; Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron platformën Digital Banking me komision ZERO.

Intesa Sanpaolo Bank Albania Sha, në këtë mënyrë, rikonfirmon kontributin dhe mbështetjen e vet konkrete për të gjitha familjet dhe bizneset e prekura nga kriza COVID-19 dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

#GjithmonëBashkë

Informacion për media: [email protected]

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi