Si të rigjeneroni flokët e dëmtuar pas plazhit

Si të rigjeneroni flokët e dëmtuar pas plazhit

Gjatë verës të gjithë mendojmë se si të shfrytëzojmë sa më shumë detin dhe pishinat.  Klori i pranishëm në ujin e pishinës është një substancë shumë disinfektante dhe është jashtëzakonisht shumë agresive si për lëkurën ashtu edhe për flokët.

Klori ndryshon pehashin e lëkurës dhe e bën atë të thatë dhe të pahidratuar.  E njëjta gjë ndodh edhe me flokët, të cilat bëhen më të dobët, të thatë dhe të brishtë. Po ashtu, edhe uji i kripur i detiti i bënë flokët tuaj më të thatë. Por, çfarë duhet të bëni për të rigjeneruar flokët tuaj?

Vajra ushqyes për flokë të shëndetshëm

Në fund të ditës është shumë i nevojshëm dushi me ujë të bollshëm dhe përdorimi i produkteve me pak shkumë dhe jo agresivë. Këshillohet aplikimi i vajrave ushqyes, të cilat duhet përdorur edhe përpara se të hyni në pishinë dhe që minimizojnë efektet e klorit. Gjithashtu aplikoni serume me bazë proteine pasi riparojnë dhe forcojnë flokët e dëmtuar nga klori.

Maska në kushtet e shtëpisë

Në shtëpi mund të përdorni një shampo shumë delikate dhe mbi të gjitha maska ushqyese një herë në javë. Edhe maskat në kushtet e shtëpisë janë shumë të vlefshme, shpesh dhe më ekonomike. Një maskë shumë e mirë është të lyeni flokët me të verdhën e një veze dhe ta mbani për 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën me ujë të bollshëm.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)