Variçet janë një nga arsyet kryesore pse femrat nuk veshin funde apo veshje të shkurtra. Meshkujt gjithashtu kanë prirje të kenë variçe, por më të ‘favorizuara’ mbeten gratë.
Në shumicën e rasteve ato nuk përbëjnë ndonjë rrezik, por ju do të dëshironit të shpëtonit prej tyre pasi nuk janë aspak estetike. Jo të gjithë e dinë se si mund të shpëtojnë prej tyre apo shkaqet se pse shfaqen.
Shkaqet
-Gjenetika luan një rol të rëndësishëm në krijimin e tyre. Nëse dikush nga familja juajn ka pasur variçe, ju jeni të predispozuar gjithashtu. Dhe për shkak se ende nuk mund ta kapërcejmë gjenetikën, nuk mund të bëni shumë për t'i parandaluar ato që të ndodhin.
-Mosha gjithashtu është një faktor. Venat tuaja mund të humbasin elasticitetin me kalimin e viteve dhe gjaku ka tendencë të grumbullohet në vena.
-Shtimi në peshë gjithashtu ndikon në krijimin e variceve. Pesha në trupin tuaj rrit presionin mbi këmbët.
-Qëndrimi i gjatë në këmbë.
-Gjendja e valulës së zemrës.
-Shtatzënia
-Çekuilibër hormonal
-Menopauza.
-Simptomat
Edhe pse shenjat dhe simptomat variçeve nuk janë aq të frikshme sa ato duken, mund të ndjeni një siklet të vogël, të tilla si:
Shqetësim rreth zonës me variçe;
Ënjtje e këmbëve;
Ndjesi kruarje në këmbë;
Shtrëngimi i lëkurës rreth zonës me variçe;
Këmbët ndjehen të rënda.
Ka shumë trajtime natyrale për variçet, kështu që këtu janë 5 mjetet më popullore që mund t’i realizoni në shtëpi:
1. Ngritja e këmbëve
Ju mund të neutralizoni ënjtjen pasi të shtriheni dhe këmbët tuaja të jenë më lart se trupi.
2. Akull
Kur këmbët tuaja janë të fryrë aplikoni një paketë akulli mbi venat me variçe për të ngushtuar enët e gjakut. Ky shqetësim do të zhduket brenda pak minutash.
3. Anti-inflamatorë
Ka ilaçe që mund të ndihmojnë për të ulur ënjtjen dhe inflamacionin në këmbët tuaja, por duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para se t'i merrni ato.
4. Çorape corse
Çorape corse përdoren për të shtrënguar lëkurën dhe për të lejuar që rrjedha e gjakut nga këmbët të kthehet në zemër më lehtë. Ju mund t'i gjeni në dyqane mjekësore apo farmaci.
5. Ushtrimi
Për të përmirësuar qarkullimin, duhet të bëni stërvitje të rregullta kardiovaskulare, të tilla si ecja, biçikleta stacionare ose eliptike. Ushtrimi në baza ditore do të ndihmojë në parandalimin e rrjedhjes së gjakut nga akumulimi në venat.
Burimi: Healthy Natural Magazine.Com