Si të zhdukni nuancën e verdhë nga rrobat e bardha, 5 mënyra të thjeshta

Si të zhdukni nuancën e verdhë nga rrobat e bardha, 5 mënyra të thjeshta

Rrobat e bardha kanë filluar të zverdhen dhe ju nuk po dini si t'u rriktheni sërish ngjyrën...

5 mënyra natyrale  të cilat mund t’i aplikoni në kushte shtëpie, pa kimikate:

Shmangeni tharësen, shfrytëzojeni diellin

Pasi t’i keni larë rrobat tuaja, vendosini ato të thahen në diell. Shmangeni tharësen e tyre. Rrezet e diellit do të zbardhin rrobat tuaja. Rrezet ultravjollcë kanë të njëjtën fuqi me detergjentët.

Limoni është zgjidhja

Lëngu i limonit është një zbardhues fantastik që mund t'i japë rrobave tuaja të bardha një shkëlqim të ri. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me ujë të nxehtë. Vendosni brenda lëngut rrobën që dëshironi të pastroni dhe lëreni atë për një orë ose nëse keni kohë edhe gjatë natës. Më pas, fërkojeni me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund lajeni normalisht. 

Shtoni një dozë uthull të bardhë gjatë larjes

Uthulla duket të jetë zgjidhja më e mirë e rrobave tuaja. Për heqjen e njollave të vështira dhe zbardhjen e rrobave, uthulla mund t’i bëjë të dyja. Për të zbardhur rrobat tuaja të bardha, bëni një zgjidhje duke përzier 1/4 filxhan lëng limoni me 1/2 filxhan uthull të bardhë. Përdoreni këtë zgjidhje si një alternativë për zbardhjen.

Soda e bukës

Soda e bukës është gjithashtu një deodorant natyror, kështu që rrobat tuaja jo vetëm do të jetë më të shëndritshme, por gjithashtu do të jenë më të freskëta.

Bluja është e bardha e re

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Çfarë duhet të bëni? Nëse shtoni një detergjent blu, ju kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të jetë krijuar në rrobat tuaja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar