Ditën e sotme ambasada e SHBA-ve organizoi një trajnim për 24 oficerë policie mbi ndalimin e automjeteve të pasagjerëve për t'i mësuar taktikat e përdorura nga shkelësit e ligjit për modifikimin e automjeteve.
Njoftimi i ambasadës:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet Zyrës për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), financuan një trajnim për 24 oficerë policie mbi ndalimin e automjeteve të pasagjerëve. Trajnimi u mësoi pjesmarrësve taktikat e përdorura më shpesh nga kontrabandistët për modifikimin e automjeteve. Njohja me këto taktika do t’i ndihmojë punonjësit e policisë kufitare të kapin kontrabandistët në mënyrë më efikase.