Si u arrestuan dy italianët?

Si u arrestuan dy italianët?
FIER – Dy italianët u arrestuan në fillim të muajit shkurt, ndërsa strehoheshin në Vlorë, në familjet e disa emigrantëve të njohur. Policia e Fierit, në bashkëpunim me atë të Vlorës, zhvilluan operacionin e koduar “Furtuna”, duke çuar në pranga italianët me banim në Leçe. Giuseppe Margiotta, 33 vjeç, dhe Franco Galluçi, 31 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer një sërë vjedhjesh me dhunë në qarkun e Fierit. Sipas policisë, më 17 janar 2012 dyshohet se kanë vjedhur me dhunë, në bashkëpunim, një tjetër argjendari në qytetin e Fierit. Ndërkohë që më 26 janar 2012, në Lushnjë, dyshohet se ata i kanë vjedhur me dhunë dy shtetasve shumën prej 1.5 milionë lekësh (të vjetër. Mësohet se blutë arrestuan në flagrancë dy ditë më parë shtetasin Giuseppe Margiotta, teksa po grabiste argjendarinë në Ballsh. Ndërsa 31-vjeçari Franco Galluçi u arrestua dje në qytetin e Vlorës, gjatë operacionit policor që ka nisur për të kapur personat në kërkim apo për të evidentuar mjete të vjedhura. “Është bërë i mundur edhe sekuestrimi i dy automjeteve, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur në realizimin e vjedhjeve, përkatësisht: automjeti tip “Hyndai” me targë TR 9739 P, të cilin gjatë ecurisë së hetimit rezultoi se ata e kishin marre me qira para pak ditësh dhe automjeti tip “Mercedes Vito”, me targë DE 742 FC, në pronësi të shtetasit Giuseppe Margiotta”, bëri të ditur Policia. Mësohet se dy shtetasit italianë vinin shpesh në Vlorë dhe strehoheshin në banesën e dy çifteve të moshuara, të cilët i kishin fëmijët emigrantë dhe kishin njohje me ta.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë