“Si u arratisa për në Spanjë me 100 dollarë në xhep” Historia e suksesit e ish-balerinit të TKOB, Tomorr Kokona

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Tomorr Kokona, Konsulenti i biznesit dhe koreografi i njohur që jeton në Londër.

”Largimi im nga Shqipëria ishte kur gjatë një turneu me Ansamblin shtetëror drejt jugut të Spanjës në vitin 1991, vendosa që të mos kthehesha më në Shqipëri”, e nis kështu intervistën koreografi i njohur.

Në orën 3 të mëngjesit ai doli nga hoteli ku ishin të akomoduar dhe nuk u rikthye me grupin në Shqipëri. “Kur mbërrita në Spanjë për herë të parë nisa një jetë të re plot sfida dhe sakrifica” tha Tomorri.

Më pas jeta e Tomorrit u zhvendos në Angli, ku vendosi të emigronte në vitin 1994, kur nisi studimet dhe angazhime profesionale në fushën e baletit dhe artit.            

”Anglia më dha mundësinë që të nis studimet profesionale në fushën e artit dhe të kërkimit të talenteve të reja, duke themeluar kështu Akademinë e talenteve, së bashku me bashkëshorten time pianiste” theksoi ai.   

Sot ai është një menaxher i suksesshëm në Londër dhe konsulent biznesi në industrinë e artit. Së fundmi ai ka botuar dhe një libër që jep këshilla biznesi për të qenë të suksesshëm në fushën e menaxhimi të artit dhe talenteve të reja. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij të gjatë në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaçi. Ish-balerini solist dhe koreograf që jeton dhe punon në Londër prej më shumë se 20 vitesh, sot është shumë optimist për numrin e talenteve shqiptar të shpërndarë në Angli dhe jo vetëm.

”Mendoj se ne kemi shumë talente që jetojnë në të gjithë botën dhe që kanë nevojë për një këshilltar dhe menaxher për një lidhje mes artit dhe biznesit” u shpreh ai

Aktualisht Tomorri merret me këshillimin dhe menaxhimin e artistëvë të rinj që duan të promovohen në botën e spektaklit. Së bashku me bashkëshorten kanë qenë dhe janë dy profesionistë që njihen shumë në fushën e spektakleve artistike.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja