Si u arrit në sekuestrimin e super- 
 pasurisë të Dashamir Gjokës

Si u arrit në sekuestrimin e super- <br /> pasurisë të Dashamir Gjokës
26 mijë metra katrorë pasuri e paluajtshme përfshi truall e tokë bujqësore si dhe një kompleks shërbimesh përfshi restorant, pishina, bar kafe e motel janë sekuestruar këtë të martë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo pasuri i përket biznesmenit nga Shijaku Dashamir Gjoka, i cili për prokurorinë njihet dhe si drejtuesi i një organizate kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit në Itali në vitet 1999-2003.

...

Një pasuri përrallore është sekuestrua nga prokuroria e krimeve të rënda këtë të martë. Pasuritë i përkasin Dashamir Gjokës, i njohur si biznesmen në zonën e Shijakut dhe Durrësit. Sipas akuzës, ky person rezulton si kreu i një organizate të trafikut të prostitucionit në Itali dhe këto pasuri dyshohet se kanë ardhur nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjoka ushtronte veprimtarinë e tij në zonat e Milanos dhe Pugli, e për të cilën, në vititn 2009 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg. 

Aktualisht Gjoka, sipas prokurorisë, ndodhet në Shqipëri dhe nuk është në burg, teska ende ka të hapura llogarit me drejtësinë italiane.

Por cila është pasuria e sekuestruar?

Në toal pasuria e paluajtshme është 11 mijë m2 katror truala mbi të cilat Gjoka ka ndërtuar bizneset dhe banesat e tij si dhe 15.300 m2 tokë arë.

Pasuria e sekuestruar prek dhe bizneset e Gjokës ku bëjnë pjesë:

1.“Kompleks Shërbimesh “Gjoka”, me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, si dhe sipërfaqja prej 4286.47 m2 shërben për ushtrimin e aktivitetit e përbërë konkretisht;
  • objekt i ndarë në 3 kate - me emërtim “Supermarket, Bar Restorant, Motel“;
  • objekt dy kate - me emërtim “Disko Bar, Palestër, Sall Lojrash“;
  • objekt një kat me emërtim “Bar Kafe“-; pishinë;
  • objekt qendër sportive (Motel 2 dhoma);
  • objekt Qendra Sportive, Kalҫeto;
  • objekt magazinë një kat. 
2. Pemishte+trual+ndërtesë me sipërfaqe 1800 m2, e ndodhur në Sallmone, Xhafzotaj.
3. Tokë arë me sipërfaqe 5090 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak.
4. Tokë arë me sipërfaqe 5520 m2 e ndodhur në Sallmone, Shijak.
5. Tokë arë e ndodhur në Qerret Katund i Ri me sipërfaqe 1546 m2.
6. Ndërtesë +truall me sipërfaqe 1247 m2 truall e ndërtesë 230 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak, (në të cilën është ngritur një godinë shërbimi dy kate+bodrum, sipërfaqe bodrumi 147 m2, sipërfaqe kati 710 m2).
7. Tokë arë me siperfaqe 3110 m2, e ndodhur ne Sallmone, Shijak.
8. Pasuria me sipërfaqe 928 m2, (brenda të cilës ndodhet një ndërtim 160 m2, dhe truall 400m2).
9. Tokë arë me sipërfaqe 3700 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
10. Tokë arë me sipërfaqe 1980 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
11. Shoqëria “Gjoka“ sh.p.k.,së bashku me të gjithë asetet e saj.

Si u arrit në sekuestrimin e kësaj pasurie? 
Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij, pasi kishte një tjetër procedim në gjykatën e Monzas për dhunë seksuale, armëmbajtje, e vepra të turpshme.
Kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij ka refuzuar ekstradimin dhe pse prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Pas kësaj, në zbatim të ligjit Antimafia ka nisur hetimi pasurorë për Dashamir Gjokën, i cili tashmë duhet që para drejtësisë shqiptare të justifikoj pasurinë e tij e cila në mungesë të burimeve të ligjshme sipas akuzës do të kalojë në fazën e konfiskimit.

Njoftimi zyrtar i Prokurorise se Pergjithshme
Prokuroria për Krime të Rënda, në zbatim të ligjit “Antimafia”, ka vendosur sekuestro për mbi 11 mijë metra katrorë truall dhe ndërtime, përfshirë biznese, si edhe për rreth 15.300 metra katrorë tokë bujqësore, të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Shijaku, Durrës, i hetuar për “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Fillimisht, Prokuroria ka marrë miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për vendosjen e sekuestros preventive ndaj këtyre pasurive.

Në aktet e administruara në Prokurorinë e Përgjithshme, të mbërritura nga autoritetet italiane, rezulton se shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos më datë 29.11.2007 që është bërë përfundimtar më datë 07.10.2009, me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale të organizatës kriminale që synon shfrytëzimin e prostitucionit dhe të tjerë. Episodet për të cilat është deklaruar fajtor dhe dënuar shtetasi Dashamir Gjoka, kanë ndodhur në periudhën 1999 deri në vitin 2003. Në këto episode, shtetasi Dashamir Gjoka del si drejtues i organizatës që vepronte në Milano e Puglia, dhe që merrej që me futjen në mënyrë klandestine në territorin e shtetasit Italian të grave me origjinë nga Evropa Lindore, me qëllim prostituimi në formën e detyrimit, favorizimin dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas informacionit të autoriteteve italiane, ky shtetas rezulton si drejtues i organizatës në fjalë dhe të hollat e siguruara nga ky aktivitet kriminal merreshin dhe i dërgoheshin atij në Shqipëri (Dashamir Gjokës). Ky i fundit, sipas provave në gjykim, me të ardhurat e marra kishte blerë disa prona në Shqipëri.

Po ashtu, në vitin 2013, ndaj këtij personi kishte edhe një urdhër arresti nga Gjykata e Monxas/Itali datë 09.02.2002 për kryerje të veprave penale “Dhunë seksuale”, “Akte të turpshme”, “Grabitje në rrethana rënduese”, “Mbajtje armësh zjarri”. Mbi bazën e këtyre vendimeve të gjykatës, shtetasi Dashamir Gjoka është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali dhe më datë 07.06.2013 është arrestuar për efekt ekstradimi.

Procesi për lejimin e ekstradimit është zhvilluar në tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, të cilat kanë refuzuar kërkesën për ekstradim të Prokurorisë së Durrësit (si prokuroria kompetente, për shkak të vendbanimit të personit të hetuar).

Paralelisht me shqyrtimin gjyqësor për ekstradimin e tij në Itali, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, për të verifikuar burimin e pasurive të tij, për të cilat kishte dyshime se ishin krijuar nga aktiviteti i paligjshëm në Itali. Fillimisht, me kërkesë të Prokurorisë, në dt. 17.03.2015, gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të tij. Por më pas, po kjo gjykatë, në dt. 30.06.2015, ka urdhëruar heqjen e sekuestros preventive për pasuritë e shtetasit Dashamir Gjoka.

Në vijim, Prokuroria e Durrësit ka deleguar aktet e procedimit për hetimin pasuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit “Antimafia”. Në bazë të këtij ligji, personi nën hetim duhet të justifikojë ligjshmërinë e burimit të pasurive të tij.
Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, si më poshtë:
 
1.“Kompleks Shërbimesh “Gjoka”, me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, si dhe sipërfaqja prej 4286.47 m2 shërben për ushtrimin e aktivitetit e përbërë konkretisht;
  • objekt i ndarë në 3 kate - me emërtim “Supermarket, Bar Restorant, Motel“;
  • objekt dy kate - me emërtim “Disko Bar, Palestër, Sall Lojrash“;
  • objekt një kat me emërtim “Bar Kafe“-; pishinë;
  • objekt qendër sportive (Motel 2 dhoma);
  • objekt Qendra Sportive, Kalҫeto;
  • objekt magazinë një kat. 
2. Pemishte+trual+ndërtesë me sipërfaqe 1800 m2, e ndodhur në Sallmone, Xhafzotaj.
3. Tokë arë me sipërfaqe 5090 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak.
4. Tokë arë me sipërfaqe 5520 m2 e ndodhur në Sallmone, Shijak.
5. Tokë arë e ndodhur në Qerret Katund i Ri me sipërfaqe 1546 m2.
6. Ndërtesë +truall me sipërfaqe 1247 m2 truall e ndërtesë 230 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak, (në të cilën është ngritur një godinë shërbimi dy kate+bodrum, sipërfaqe bodrumi 147 m2, sipërfaqe kati 710 m2).
7. Tokë arë me siperfaqe 3110 m2, e ndodhur ne Sallmone, Shijak.
8. Pasuria me sipërfaqe 928 m2, (brenda të cilës ndodhet një ndërtim 160 m2, dhe truall 400m2).
9. Tokë arë me sipërfaqe 3700 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
10. Tokë arë me sipërfaqe 1980 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
11. Shoqëria “Gjoka“ sh.p.k.,së bashku me të gjithë asetet e saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë