Si u arrit super-pasuria e Dash
 Gjokës? Akuza kërkon burimin

Si u arrit super-pasuria e Dash<br /> Gjokës? Akuza kërkon burimin
TIRANË - Përballja e radhës e biznesmenit Dashamir Gjoka me drejtësinë shqiptare, i cili aktualisht është i lirë, është ajo e deklarimit të burimit të pasurisë se tij dhe justifikimi i saj me fatura apo transaksione bankare.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri publik vendimin e sekuestros të pasurisë përrallore të Dashamir Gjokës mes të cilave 26 mijë e 300 m2 katrorë pasuri e paluajtshme si dhe një sërë biznesesh përfshi Supermarket, resort e bar kafe. Ky vendim erdhi pas dyshimeve se biznesmeni mund te kete vendosur kete superpasuri nga aktiviteti i shfrytezimit te prostitucionit ne Itali, shtet ku edhe eshte denuar. 

Aktualisht biznesmeni i njohur në dy dekada si i forti i Shijakut është në liri pasi gjykatat shqiptare, ajo e Shkallës së Parë në Durrës, e Apelit e më pas Gjykata e Lartë refuzuan kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e tij drejt Italisë ku ai rezulton të jetë i dënuar me 7.5 vite burg.

Si u arrit në konfiskimin e kësaj pasurie? 
Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij, pasi kishte një tjetër procedim në gjykatën e Monzas për dhunë seksuale, armëmbajtje, e vepra të turpshme.

Kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij ka refuzuar ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Pas kësaj, në zbatim të ligjit Antimafia ka nisur hetimi pasuror për Dashamir Gjokën, i cili tashmë duhet që para drejtësisë shqiptare të justifikojë pasurinë e tij e cila në mungesë të burimeve të ligjshme sipas akuzës do të kalojë në fazën e konfiskimit. 

Sipas akuzës, Gjoka rezulton si kreu i një organizate të trafikut të prostitucionit në Itali dhe pasurinë e vendosur në Shqipëri dyshohet se kanë ardhur nga aktivitet i paligjshëm i shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Milanos dhe Puglias.

Pasuria e sekuestruar
Në total pasuria e paluajtshme është 11 mijë m2 katror truall mbi të cilat Gjoka ka ndërtuar bizneset dhe banesat e tij si dhe 15.300 m2 tokë arë.

Pasuria e sekuestruar prek dhe bizneset e Gjokës ku bëjnë pjesë:

1.“Kompleks Shërbimesh “Gjoka”, me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, si dhe sipërfaqja prej 4286.47 m2 shërben për ushtrimin e aktivitetit e përbërë konkretisht;
  • objekt i ndarë në 3 kate - me emërtim “Supermarket, Bar Restorant, Motel“;
  • objekt dy kate - me emërtim “Disko Bar, Palestër, Sall Lojrash“;
  • objekt një kat me emërtim “Bar Kafe“-; pishinë;
  • objekt qendër sportive (Motel 2 dhoma);
  • objekt Qendra Sportive, Kalҫeto;
  • objekt magazinë një kat. 
2. Pemishte+trual+ndërtesë me sipërfaqe 1800 m2, e ndodhur në Sallmone, Xhafzotaj.
3. Tokë arë me sipërfaqe 5090 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak.
4. Tokë arë me sipërfaqe 5520 m2 e ndodhur në Sallmone, Shijak.
5. Tokë arë e ndodhur në Qerret Katund i Ri me sipërfaqe 1546 m2.
6. Ndërtesë +truall me sipërfaqe 1247 m2 truall e ndërtesë 230 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak, (në të cilën është ngritur një godinë shërbimi dy kate+bodrum, sipërfaqe bodrumi 147 m2, sipërfaqe kati 710 m2).
7. Tokë arë me siperfaqe 3110 m2, e ndodhur ne Sallmone, Shijak.
8. Pasuria me sipërfaqe 928 m2, (brenda të cilës ndodhet një ndërtim 160 m2, dhe truall 400m2).
9. Tokë arë me sipërfaqe 3700 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
10. Tokë arë me sipërfaqe 1980 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
11. Shoqëria “Gjoka“ sh.p.k.,së bashku me të gjithë asetet e saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja