Si u bë Dritan Hoxha pjesë e dasmës së Sarës, detaji që ju ka shpëtuar (Video)

Si u bë Dritan Hoxha pjesë e dasmës së Sarës, detaji që ju ka shpëtuar (Video)

Familja Hoxha

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre më datë 11 gusht. Gjithçka u mundua të mbahej sa më diskrete nga familjarët dhe vetëm mbrëmjen e kaluar Lori ka publikuar një video ku ndante momentet më pikante nga dasma.

Ajo që ra në sy ishte pjesa kur Lori i tha Sarës: “Redia tha që Sara është shumë e fortë që po e bën gjithë këtë pa babin...e Sar?!” Kjo e fundit u prek por ndërroi temë duke marrë një tas me hudhra dhe tha: “Ua paska shumë hudhra këtu.”

Por pak më vonë teksa shikonim videon, vumë re që familja nuk e  kishte harruar Dritan Hoxhën. Teksa Vjollca u shfaq me një kuti me mansheta pyeti vajzat: Të vendosë Ledjoni këto të babit? Janë të babit këto. 

“Ti mendon se un nuk i mbaj mend?”- tha Lori,- “I mbaj mend shumë mirë. Po më mirë këto të babit.”

Kështu që për të përkujtuar të atin dhe bashkëshortin e ndjerë, vajzat dhe Vjollca Hoxha zgjodhën që dhëndri Ledion Liço të mbante manshetat e Dritanit. Ndiqeni në vidoen e mëposhtme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?