Si u festua Kurban Bajrami në mbarë vendin, qindra besimtarë myslimanë falën namazin në xhami

Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Kurban Bajramit në të gjitha qarqet e vendit. Myftinit e të gjitha qyteteve kanë uruar besimtarët muslimanë, duke iu bërë thirrje edhe për distancim nga aktet e dhunës dhe marrjen e jetëve njerëzore. 

Fushë Krujë

Në Fushë Krujë besimtarët muslimanë dolën herët në mengjes rreth orës 05 e 30 e falja e namazit u bënë në orën 7. Më pas komuniteti mysliman i Fushkrujës shpërndau disa pako me ushqime dhe mish nga kurbani i tyre për familjet dhe personat në nevojë.

Elbasan

Në Elbasan ceremonia është zhvilluar në sheshin kryesor të këtij qyteti. Drejtues të myftinisë Elbasan, teologë dhe imamë kanë mbajtur fjalimet e rastit. Ata u luten për më shumë dashuri, harmoni dhe solidaritet  në vatrat familjare. Myftiu Agim Duka u shpreh se festa e Kurban Bajramit është një ngjarje e shënuar për fenë islame, dita që i afron besimtarët më pranë Allahut dhe që rrit paqen, solidaritetin.

Fier

Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë muslimanë në Fier kanë falur namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa kreret myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 07: 10 minuta. Ceremonisë se faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit, Taulant Bica, duke përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit. 

Berat

Ndërsa besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin në Pedonalen e qytetit, e cila është mbushur me besimtarë, të cilët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre. Falja e bajramit është ndjekur dhe nga qytetarë beratas, pavarësisht besimit të tyre fetar. 

Lushnje

Në Lushnje falja e namazit të Kurban Bajramit është bërë në dy pjesë. Kjo ndodh për të disatin vit radhazi. Ndjekësit e xhamisë së vjetër e kanë kryer ritin e faljes në ambiente private. Ndarja ka ndodhur që në vitin 2004 kur myfti u shpall Tomorr Boriçi, ndërsa besimtarët e vjetër falen pak metra larg xhamisë nën drejtimin e ish myftiut Zylyftar Dervishi. Ndonëse me ardhjen e myftiut Gramos Blliku pritej që të gjendej gjuha e përbashkët, bashkimi i besimtarëve muslimanë në Lushje ende nuk ka ndodhur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen