Si u hoq ylli pesëcepësh nga mozaiku

Ylli i kuq u hoq nga flamuri i mozaikut më 2008-ën me një vendim të ish-drejtorit të MHK-së, Beqir Meta. Tentativa e parë për të vënë dorë mbi të ishte pas nëntëdhjetës. U diskututua heqja e yllit pesëcepësh dhe gërmave PPSH, nga flamuri i mozaikut. Ndërhyrja u bë me një vendim të qeverisë së atëhershme. Ka pasur tentativa të mëvonshme për të ndryshuar përmbajtjen, por disa specialistë e panë si pamundur teknikisht. Mungesa e autorëve në këtë projekt restaurimi dhe mosmarrja parasysh e mendimit të tyre duket se është shkaku i parë i zemërimit dhe protestës ndaj institucionit të MHK.-së. Të gjithë autorët shprehen se mendimi i tyre duhet të merret për bazë nga restauratorët. "Nëse do të merrnin mendimin tonë, do të doja të mos të mos ndryshojë asgjë nga imazhi, ky është një parim me rëndësi në punën e specialistit restaurator", tha Droboniku.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike