Si u kthye Parlamenti në Teatër Kukullash gjatë diktaturës, Bushati: Për të treguar se burrat e shtetit ishin si marioneta në duart e pushtetit?!

Në këtë foto shfaqet ish-Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu para Parlamentit të Parë shqiptar ndërsa shpall veten mbret. Vera Bushati ndalet më gjatë tek kjo godinë gjatë takimit mbi “Rijetësimin e qytetit”. Perceptimin e saj mbi zgjedhjen për transformim në Teatër Kukullash në vitet ’50, arkitektja e rrëfen këtë mesjavë prej Bibliotekës së Kryeministrisë.

“Gjithmonë më ka ngacmuar kjo temë duke e lidhur me idenë se Parlamenti kthehet në Teatër Kukullash, duke nënkuptuar se ata që mendoheshin si burra shteti ishin thjesht marioneta në duart e pushtetit”, shprehet arkitektja Vera Bushati.

Objekti ka elementë të veçantë si kupola, me funksion dekorativ, që i gjen edhe në ndërtesa në Austri, jo rastësisht, pasi ishin austriakët që e nisën, për t’u përfunduar nga shqiptarët në vitin 1925. Shërbeu derin në 44’ën  si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar, mandej si Shtëpia e Pionerëve Sovjetikë. Pas përfundimit të restaurimit, do të kthehet në një qendër multifuksionale.

“Mendoj se duhet të vendoset një pllakë, një monument për të treguar funksionin që ka pasur godina”, shton më tej arkitektja.

Arkitekti Florian Nepravishta gjatë fjalës së tij në diskutimin e mbajtur në bashkëpunim me “Open House Tirana Festival”, vlerësoi punën e bërë veçmas me rehabilitimin e fshatrave turistikë. Ai tha se rijetësimi i trashëgimisë urbane ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi e turizëm, duke veçuar transformimin e shesheve.

"Sa i përket shesheve kemi edhe me shpjegimin e Ramës, ku ai i quan sheshe komuniste, po ka edhe raste si Gjirokastra që s’kanë të bëjnë me komunizmin dhe ajo trashëgimi që ne patëm ishte një trashëgimi gri që sillte depresion”, shprehet Nepravishta.

Të pranishëm ishin edhe ekspertë të tjerë si Klesta Qirici që solli shembuj të suksesshëm rijetëzimi si Kulla Veneciane dhe Hamami në Durrës apo Ditjon Baboçi që ceku faktin se transformimi i hapësirave urbane nuk ka mundur të ndjek shembullin e vendeve të zhvilluara me projekte të menduara gjatë.

/S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lira: 27/01/2024 14:08

    Ahmet Zogu nuk shpalli veten mbret. Asambleja Kushtetuese e kohes ndryshoi ligjin e larte dhe zgjodhi ate mbret te pare te shqipetareve. Simbolika e kthimit te parlamentit ne teater kukullash eshte e forte. Njesoj, sot trashegimia komuniste e Rames parlamentin e ka kthyer me kohe ne teater kukullash. Dhe jo vetem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja