Si 'u riktheu në jetë Eriksen', Skënder Brataj publikon videon: Nuk ishte mrekulli nga Zoti (VIDEO)

Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë dhe vetëm ndihma e dhënë në sekondat e para e 'riktheu në jetë' futbollin e njohur danez të Interit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shpjegon se si pas problemit shëndetësor që Eriksen pësoi duke rënë pa ndjenja në fushë nuk ishte një mrekulli nga Zoti që mbijetoi, por ishte ndërhyrja e duhur e stafit mjekësor.

"Ajo që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë – Finlandë, po e shpjegojmë si ndodhi realisht. Ky event ndodh 1 person në 1.000 banorë në vit! Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls. Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular! Me qindra impulse elektrike bëjnë që zemra të mos bëjë rrahjet e veta, por të fibriloj duke mos dërguar gjakun në tru dhe organet e tjera. Kjo shkakton humbjen e menjëherëshme të koshiencës dhe rënien në tokë. RKP(reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi janë vendimtare në shpëtimin e jetës. Video demonstron se si defibrilimi(goditja elektrike), ndalon të gjitha këto impulse duke i dhënë mundësinë nodit senoatrial të rimari komandën e zemrës. Po ashtu kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit. Rëdësia e masazhit kardiak shikohet më së miri sa e rëndësishme është mbërritja e gjakut me oksigjen në tru. Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri! Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve! Dr. Skender Brataj”, shkruan Brataj.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 17/06/2021 15:10

    Po kari po...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro