15 vite më parë, ujërat kanë qenë të ndotur në një fshat të vogël në Indonezi, por tani është kthyer në një pikë turistike.

Në vitin 2006, në këtë fshat u bë një pune e madhe për të pastruar ujin dhe rrethinat përqark, duke sjellë shumë turistë.

Më i njohur në këtë fshat është pellgu i njohur si Umbul Ponggok, i cili është mbushur me ujëra të kristaltë dhe peshq shumëngjyrësh dhe orendi të ndryshme të lëna aty nga vendasit.

Për vetëm 1 dollar, vizitorët mund të zhyten nën ujë, të ulen në stol për të parë TV, ose të bëjnë xhiro me motor, apo të shkojnë për kamping.

Fshati është bërë mjaft i njohur, teksa njerëzit që shkojnë për ta vizituar hedhin foto pa fund në Instagram, duke realizuar poza të çuditshme.

Madje edhe Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka postuar foto të marra nga aty.

Ora 17:23
Si u shndërrua pellgu i ndotur, në një pikë turistike që sjell para
3/0