Si u zbuluan serat me kanabis në Berat! Një punëtore telefonoi familjen: Kam frikë, jam sëmurë nga era e drogës! I afërmi polic nisi hetimet (VIDEO)

BERAT- Një nga punëtoret e fermës së kanabisit në fshatin Dronovicë në Berat, duket se ka zbuluar serën ku kultivohej droga, që çoi në arrestimin e 11 personave si dhe në sekuestrimin e 870 kg kanabis. Burime për Report Tv mësojnë se një nga gratë që punonte në këto sera, kishte fshehur celularin dhe komunikonte me familjen e saj. Ajo u është shprehur atyre se ndihej e frikësuar dhe e sëmurë nga ajri në ambientin ku po punonte.

Kjo deklaratë e saj mendohet se ka qenë burimi kryesor, pasi një i afërmi i saj punonte në polici dhe filloi që të hetojë në lidhje me punësimin e kushërirës së tij. Pas gjetjes së vendit, në sera u infiltrua një person mes grupit punëtoreve.

11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë për ta. Konkretisht në burg janë lënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. Mes organizatorëve janë dhe dy gratë Drita dhe Izmira Mema, që rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje  të lirë.

Zbulohen 8 dynim sera me kanabis në Berat
Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat në fshatin Dronovicë prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Report Tv ka sjellë edhe pamjet nga serat në Dronovic, të cilat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që punonin në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia.

‘Do vilnin ullinj’, si u morën ‘peng’ gratë për të punuar në fermën me kanabis
95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, nuk ishin punëtore të zakonshme. Ato thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Kur panë tjetër realitet, gratë u kërcënuan se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra organizatorë të rrjetit, të arrestuara nga policia. Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Me 5 mijë lekë pagesë ditore për punën me kanabisit, gratë e kërcënuara nga 16 në 65 vjeçe kishin zgjedhur të heshtnin. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.

Disa prej anëtarëve të grupit, kryesisht rojet, të kërcënuar ashtu si gratë, para familjarë justifikoheshin duke thënë se punonin në Mal të Zi si ustallarë në ndërtim. Ata u kapën në flagrancë në ditën e fundit të punës. Policia kishte informacion për aktivitetin kriminal prej një muaji, ndërsa sipas tyre, nuk ka indicie të përfshirjes së efektivëve blu në këtë aktivitet, ndërsa është ende në kërkim organizatorit që kultivonte lëndët narkotike, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Të arrestuarit:
1-Jurgen Ujkaj
2-Bashkim Mema
3-Sidrit Bisha
4-Endrit Xheka
5-Edison Mema
6-Mirvaldo Disha
7-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
8-Blerim xheka
9-Samuel Lushaj
10- Drita Mema
11- Izmira Mema

Gratë e punësuara:
1-Fatmira Zaja
2-Dëshire Hoxha
3-Honke Farruku
4-Besnike Tartari
5-Hajrie Dika
6-Flora Kodheli
7-Lumturie Toshi
8-Diana Meta
9-Mimoza Doku
10-Sadie Gjana
11-Fatmire Tota
12-Mihane Marku
13-Afërdita Cani
14-Behije Hasa
15-Rrushie Cuku
16-Fatmire Marku
17-Valentina Disha
18-Elida Disha
19-Lule Luka
20-Rudije Halili
21-Mirushe Bardholi
22-Enkeleda Bardholi
23-Bukurie Bardholi
24-Vera Sala
25-Nurie Hysenaj
26-Shyrete Hysenaj
27-Laureta Stafa
28-Blerina Likmetaj
29-Dashurie Sinaj
30-Afërdita Hasa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Ferma e kanabisit në Berat, burg për 11 të arrestuarit! Nënë e bijë organizatore, 95 gra në hetim në gjendje të lirë

1668329409_WATERMARKREPORTtv.00333725.Still010.jpg

11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë për ta. 

Të arrestuarit janë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Mes organizatorëve janë dhe dy gratë që rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.

Mësohet se prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masën së sigurisë "arrest me burg", për veprat penale "Prodhim dhe Shitje të Lendēve Narkotike" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet avokatëve, e ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë "arrest me burg".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/11/2022 00:06

    /IRENA/,nuk mund t'i quash injorante keto fatkeqe.Veshtiresite ekonomike i kane detyruar dhe pervec kesaj,jane mbajtur peng e kercenuar.Por vleresoj guximin e zonjes per telefonaten qe ka bere dhe vecanerisht te afermin e saj qe punon ne polici per integritetin e tij dhe iniciativen per hetim qe ka ndermarre.Mendoj qe Rrumbullaku e Cuci duhet t'a gradojne e t'a ngrene ne detyre kete punonjes te forcave te tyre.

    Përgjigju
  • Irena: 13/11/2022 21:51

    Sa turp! Cfare populli injorant. Si mundet valle qe kjo shtrese e shoqerise te emancipohet? Gjithe fshati punonte ne sera. Oh zot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!