Për Sianën përfundimi i studimeve me rezultate ekselente nuk qe i mjaftueshëm për ta quajtur të përfunduar ciklin e studimeve për sa kohë ëndrra e saj ishte qe t'i bashkohej policisë.

Ajo ka përfunduar studimet me rezultate  ekselente. Më pas me përfitimin e një burse nga BE ka nisur studimet në Greqi e më pas është transferuar në SHBA në një nga universitetet më të mira atje.

Por sytë e saj ishin vazhdimisht nga Shqipëria. Ajo aplikoi të bëhej pjesë e policisë dhe menjëherë pas aprovimit të kërkesës së saj u nis drejt Shqipërisë. Kjo nuk është e gjitha. Me kërkesën e saj ishte bërë një gabim dhe pranimi i saj u anulua.

Siana iu drejtua platformës së Bashkë qeverisjes nga ku mori zgjidhje dhe sot është pjesë e kursit të akademisë.

"Tashmë do ndjek një vit studime akademike dhe mendoj se e ardhmja është direkt pas derës. Pres më padurim për të marrë gradën nënkomisar

Uniforma në vetvete ka një lloj autoriteti dhe është një ndryshim i madh që forcavë të ushtrisë t'i bashkohen edhe femrat sepse femra sjell ndryshimin", shprehet Siana.