SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ndërton klinikën e parë mjekësore lëvizëse në vendin tonë. Sot kjo klinikë është ndalur në Kamëz ku ofruar shërbime falas për qytetarët. Kjo klinikë ka ofruar disa analiza të rëndësishme bazë nisur nga analizat e gjakut apo eko të ndryshme.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, ka ndërtuar të parën klinikë lëvizëse mjekësore, të cilën e ka vënë në dispozicion të klientëve të saj por edhe të qytetarëve të thjeshtë.
Pas dhjetëra qytetesh dhe zona të ndryshme të vendit, nga veriu në jug të Shqipërisë, Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA është pozicinuar në Bashkinë e Kamzës, përballë postës Nr.3 të qytetit dhe do të qëndrojë aty për disa ditë me radhë.
Matje e sheqerit në gjak, vizitë sysh e ORL, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, Elektrokardiograma e zemrës janë disa nga shumë shërbime që ofron e vetmja klinikë lëvizëse në Shqipëri. Për të parë nga afër punën e klinikës sot ishte i pranishëm edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA-s, Avni Ponari, i cili u shoqërua edhe nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, është kompania lider në sigurime në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe që prej vitit 2002 udhëheq tregun me mbi 30%. SIGAL është pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, e cila numëron mbi 10 milionë klientë në 18 shtete të Europës Qendrore-Lindore.

(Klinika lëvizëse mjekësore)
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com