/ ATSH - "Sigmar Polke "Muzikë me origjinë të panjohur" quhet ekspozita e një prej artistëve më të njohur gjermanë dhe botërorë të shekullit të 20-te, artisti Sigmar Polke, i cili do të prezantohet në sallën e Ekspozitave të Përkohshme të GKA-së në 15 janar 2015 ora 18:00.
Me anën e një bashkepunim midis i Galerisë Kombëtare të Arteve, Ambasadës Gjermane, Qëndrës së Gjermanishtes në Tiranë dhe mbështetjes së IfA (Institutit për Marrëdhënie me Jashtë), prezantimi i artistit Sigmar Polke sjell një ekpozitë, e cila tregon një cikël me 40 punime në guash të autorit, punime të vitit 1996, në formatin 70 x 100 cm.
Këto vepra do të na njohin me një krijimtari që është me vlerë unike në skenën artistike aktuale si dhe ndër më të rëndësishmet e periudhës gjermane të pasluftës së dytë botërore.
Disa fjalë për Polke:
Sigmar Polke ka lindur më13 shkurt të vitit 1941 në Oels. Që prej fillimit të viteve 60, ai është marrë me raportin mes së vërtetës figurative dhe realitetit, artit dhe të përditshmes. Në këtë mënyrë ai pozicionohet në një perspektivë hera-herës të distancuar dhe ironike që i mundëson artistit të kalojë përtej problematikës përmbajtësore dhe t'i kushtojë vëmendje të veçantë formës dhe dimensionit material të pikturës.
Nisur nga karakteri ujor i teknikës së guashit Polke në këtë ekspozitë kthen vetë ngjyrën tek rrjedh e pikon, në temë të veprës. Lënia e fenomeneve fizike në rrjedhën e tyre në mënyrë të kontrolluar ose të pakontrolluar luan një rol të rëndësishëm për të. Veç kësaj, ai i vë punëve tituj që tingëllojnë absurdë, duke i shtuar kështu një frymë poetike asaj që paraqitet në vepër, çka është tipike për pozicionin mbarëartistik të Polke-s.
/Shqiptarja.com