Ndonëse ndodhet brenda sallës modeste të seancave të Gjykatës Kushtetuese, në një godinë nga më të ruajtur, si pjesë edhe e kompleksit ku janë dhe zyrat e Parlamentit, procedurat e sigurisë për Erion Veliajt kanë qenë të habitshme gjatë procesit.
Sa herë që ai ngrihej në këmbë, nga vendi ku qëndron i ulur mes dy avokatëve të tij, për t’iu përgjigjur pyetjeve, në të njëjtën kohë me të, çohet dhe Besim Cara, Shefi i Operacionales se Burgjeve. Cara qëndron i ulur në tavolinën pas Erion Veliaj, dhe ishte ai që e shoqëroi kryebashkiakun në detyrë, nga qelia e paraburgimit në Durrës, deri në Gjykatë.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi/ Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, vota më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Qeveria e Presidenca: Ankimi s’është kompetencë e juaja












