Kjo është vizita e parë që kryeministri zhvillon në një ministri. Në këtë takim mësohet se, ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili është larguar nga ambjentet e ministrisë pak minuta pas fillimit të takimit.
Pjesmarrës në takim është drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, dhe drejtues të tjerë të lartë të kësaj drejtorie.
Në fokus të këtij takimi, mësohet se është siguria dhe rendi publik në vend. Në takim do të diskutohet edhe për punën e bërë deri më tani nga policia.
Gjithashtu një tjetër temë diskutimi mendohet se ishin edhe vendimet e marra sot nga Këshilli Kombëtar i Territorit, për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)