Grabitja e 995 mijë euro në pistën e Rinasit ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me neglizhencën e punonjësve të sigurisë së këtij aeroporti ndërkombëtar.
Brenda dy minutave dy persona hynë në pistën e aeroportit të armatosur rëndë dhe më një automjet të kuq, morën prej andej gati 1 milion euro dhe më pas u larguar qetësisht andej nga kishin ardhur. Të gjitha veprimet e dy personave të armatosur me kallashnikovë janë filmuar nga kamerat e sigurisë të aeroportit, por në fakt askush nuk ka lëshuar alarmin e përgjithshëm me qëllim mobilizimin e shpejtë të strukturave të sigurisë së këtij aeroporti.
Alarmi nuk është lëshuar pikërisht në orën 14:24 kur personat që ndodheshin në makinën e bardhë të sigurisë, kanë konstatuar derën e hapur të aeroportit, prej nga kishte hyrë automjeti. Nuk ka pasur asnjë komunikim me sallën e sigurisë të aeroportit edhe pse ishte konstatuar çarja e perimetrit të sigurisë së këtij institucioni.
Personat që ndodheshin në makinë rezulton të mos kenë njoftuar jo vetëm sallën e sigurisë por edhe strukturat e policisë së komisariatit të Rinasit.
Hyrja e automjetit është bërë në 14:24 dhe një gjë e tillë është konstatuar dhe nga kamerat e sigurisë. Por megjithëse kamerat kanë transmetuar pamjet filmike në sallën e sigurisë, operatorët e vëzhgimit të këtyre filmime nuk kanë lëshuar asnjë sinjal alarmi, megjithëse janë njoftuar nga kamerat e sigurisë, se persona civilë dhe një mjet civil po hyn në pistën e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza”.
Mos dhënia e asnjë alarmi para largimit të autorëve i ka dhënë mundëis këtyre të fundit të largohet qetësisht duke mos arritur të lokalizohen sot e kësaj dite nga strukturat e Policisë së Shtetit. Grabitja e eurove ka ndodhur pikërisht në 14:27 ndërkohë TIA thotë se jo më larg se 1 minutë në 14:28 është njoftuar qëndra e kontrollit të sigurisë.
Punonjësit në dy makinave e kanë parë të gjithë skenën që prej hyrjes së grabitësve benda rrethimit të aeroportit e deri tek momentet e grabitjes dhe nuk kanë vepruar. Për më tepër, nga çu faktua edhe nga dokumentet dhe raportet zyrtare të TIA-s, punonjësit në këtë makinë e e raportuan grabitjen 1 minutë pasi makina e grabitësve kishte dalë jashtë rrethimit. Makina e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, duket sikur hap rrugen dhe me pas kthehet te parkoje aty ku grabitesit kishin parkuar makinen e tyre gjate grabitjes.
Punonjësit
Punonjësit në dy makinave e kanë parë të gjithë skenën që prej hyrjes së grabitësve benda rrethimit të aeroportit e deri tek momentet e grabitjes dhe nuk kanë vepruar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com