Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, kryeministri Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik për garantimin e sigurisë së shqiptarëve në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me ata që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

Në videotelefonatë mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, i cili është propozuar nga Rama si ministër i Jashtëm.

“E mira është që të mbajmë kontakte, të jenë të tërë të regjistruar, të keni mundësi të keni kontakt me ambasadën sepse në çdo orë ne do të jemi ata që mund t’i ndihmojmë ata dhe shërbimi public shqiptar është jo vetëm në krye të detyrës, por është absolutisht në më të mirën e vetes për të ndihmuar shtetasit tanë”, tha Hoxha.

Në përmbyllje të videothirrjes, Rama u shpreh besimplotë se informimi do të jetë në kohë reale.

“Për çdo gjë me këtë ekip që keni të koordinuar besoj se do të jeni të informuar në kohë reale, tha kryeministri.