TIRANE - “Kemi 7 politikanë të për të cilët po hetohen që prej vitit të shkuar". Deklarata është bërë sot në Komisionin e Sigurisë nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli, i cili është pyetur nga deputetja Mesila Doda nëse ka ndonjë politikan nën hetim për pastrim parash.
Gjatë seancës, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, në fjalën e saj tha se raporti i ngjan një historiku të shkruar nga organizata jo fitimprurëse, ndërsa pyeti Gazhelin lidhur me hallkat që shkaktojnë problematikën më të madhe në punën e përditshme të institucionit që ai drejton. Doda e pyeti Gazhelin lidhur me politikanët nën hetim dhe gjithashtu e pyeti edhe në lidhje me terrorizmin, nëse gjatë hetimeve ka pasur raste të lidhjeve direkte ose jo me pastrimin e parave.
Gazheli u përgjigj se janë 7 politikan që po hetohen dhe prokuroria është hallka e dobët e sistemit. “Ka vonesa të paarsyeshme nga prokuroria që çojnë edhe shuarjen e çështjes. Kemi 7 politikanë të për të cilët po hetohen që prej vitit të shkuar, ndërsa sa i takon terrorizmit, siç të gjithë e dini aksioni i kryer nga policia pak javë më parë erdhi falë një bashkëpunimi të fortë të të gjithë institucioneve ligjzbatuese përfshirë edhe ne, por ka problemet të tilla”, nënvizoi Gazheli.
Në raportin e Gazhelit, nuk munguan as kritikat në drejtim të Prokurorisë, pasi ky institucion nuk i heton si duhet dosjet e referuara nga drejtoria e tij.
'Ka mungesë informacioni për ecurinë e rasteve për pastrim parash në prokurori,"- u shpreh ai. - "Ende nuk ka një sistem të konsoliduar për ndjekjen e çështjeve për pastrim parash, megjithëse është nënshkruar një marrëveshje për këtë qëllim. Pavarësisht nga të dhënat, të cilat janë të pjesshme dhe të pakonsoliduara, numri i rasteve që dërgohen në gjykatë për pastrim parash është i ulët dhe akoma më i ulët është numri i vendimeve të dënimit."
''Konstatohen vonesa të paarsyeshme në hetimin e rasteve, hetime krejt të mangëta, arsyetime të pabazuara, moskuptim i veprës penale dhe pastrim i produktit të veprës penale nga Prokuroria; çështjen pushohen nga Prokuroria, nuk shkojnë në gjyq," -u shpreh ai.
Gazheli kritikoi ndërkohë edhe punën e paraardhësit të tij në këtë institucion duke theksuar se ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2013 u bënë gjithsej 13 inspektime, vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti janë bërë mbi 20 të tilla.
Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho në fjalën e tij e pyeti Gazhelin lidhur me marrëdhëniet me agjencitë homologe. “Si janë marrëdhëniet me agjencitë homologe në botë, shkëmbeni informacion? Po, legjislacioni ku mbështetet puna juaj është i plotë apo ka nevojë për ndryshime?”, pyeti Braho.
Gazheli bëri të ditur se mardhëniet me agjencitë e huaja janë të shkëlqyera. “Ne bashkëpunojmë dhe shkëmbejmë informacion me mbi 100 agjenci homologe në të gjithë botën dhe kjo na ndihmon në rritjen e efikasitetit. Sa i takon legjislacionit duhet thënë se ndryshimet e fundit janë kryer në tetor të 2014-ës, pra me nisjen e punës nga qeveria e re, prandaj mund të them së është kryer një punë e mirë dhe legjislacioni është i plotë”, theksoi Gazheli.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

7 politikanë për pastrim parash">