Siguria kibernetike, grupi rus i hakerave sulmon Drejtorinë Italiane të Tatimeve, kërkojnë shpërblim që të mos publikojnë të dhënat! Ekspertët: Synojnë destabilitet

Siguria kibernetike, grupi rus i hakerave sulmon Drejtorinë Italiane të Tatimeve, kërkojnë shpërblim që të mos publikojnë të dhënat! Ekspertët: Synojnë destabilitet

Foto ilustruese

LockBit, një grup hakerash rusë, kanë deklaruar në një mesazh në ‘dark web’ se kanë vjedhur 78 giga bajt, të dhëna nga Drejtoria Italiane e Tatimeve përmes një programi ‘malware’ dhe ka vendosur një ultimatum prej pesë ditësh për pagesën e shpërblimit për kthimin e dokumenteve, skanimeve, raporteve financiare dhe kontratave. Ata kanë kërcënuar se së shpejti do të publikohen pamjet materialet e vjedhur, dhe nëse s’ka përgjigje kërcënimi  është publikimi i të dhënave të disponueshme. Policia postare e Italisë po heton për zhvatje dhe së shpejti do të dërgojë një kallëzim në Prokurorinë e Romës. Kontrolle të rrepta për të parë nëse ndonjë e dhënë është marrë në të vërtetë.

Pierguido Iezzi, CEO i polit të sigurisë kibernetike Swascan të Grupit Tinexta, njoftoi sulmin kibernetik që goditi Drejtorinë Italiane të Tatimeve nga banda ruse e ransomware LockBit, siç tregohet nga disa pamje të raportuara.

"Kjo konfirmon arritjen e trishtueshme të LockBit, që në tremujorin e fundit deri tani u bë ‘kibergangu’ (banditi online) më aktiv në botë në aktivitetet e ransomware, me mbi 200 sulme të kryera midis prillit dhe qershorit.

Ransomware vazhdon të jetë arma kryesore e Hakerave Kriminalë dhe rrjedhimisht rreziku kryesor për kompanitë publike dhe private. Vetë Swascan, duke analizuar numrin e sulmeve të ndodhura nëpërmjet këtij programi në tremujorin e dytë të këtij viti, zbuloi se krahasuar me tremujorin paraardhës ishte regjistruar një rritje prej 30%, edhe më e madhe, + 37%, në vend të kësaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”.

"Dhe nuk është për t'u habitur - shton CEO i Swascan - që Administrata Publike po i paguan kostot gjithnjë e më shumë. Ndër viktimat, në nivel global, administrata publike është ndër më të shenjëstruarat me 6% të të gjitha sulmeve, pas vetëm sektorëve të tillë si sektori i prodhimit apo  shërbimet”. 

"Por mund të ketë gjithashtu një komponent tjetër rreziku të lidhur me veprimet e krimit kibernetik si ai i Lockbit 3.0. Muajt ​​e fundit në fakt kanë forcuar edhe më shumë lidhjet midis grupeve të dedikuara ndaj krimit kibernetik dhe aktorëve shtetërorë.

Një sulm i tillë jo vetëm potencialisht ka një vlerë ekonomike që rrjedh nga kërkesa për shpërblim: të dhënat e përpunuara nga agjencitë qeveritare mund të jenë gjithashtu një instrument i luftës hibride. Zbulimi i informacionit të ndjeshëm, normalisht prerogativë vetëm e shtetit, mund të jetë një levë e fuqishme për të krijuar mospajtimet dhe tensionet sociale në një komb "kundërshtar", ka thënë Pierguido Iezzi./

Përktheu nga La Republica Shqiptarja.com

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Hakerat sulmojnë 2 ministritë më të rëndësishme të Belgjikës, atë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme

1658759091_ef02f15fbelgaimage15329691024x682.jpeg

Ministria belge e Punëve të Jashtme ka akuzuar hakerët kinezë për kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, dhe tani po u bën thirrje autoriteteve kineze të marrin masat e nevojshme për të hetuar dhe trajtuar situatën.

“Belgjika dënon fuqishëm këto sulme kibernetike keqdashëse, të cilat bien ndesh me standardet e sjelljes së përgjegjshme të shteteve të miratuara nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha Ministria belge e Punëve të Jashtme

“Sulmet kibernetike kundër qeverisë belge kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme sovranitetin tonë, demokracinë tonë, sigurinë dhe shoqërinë tonë”, vijon reagimi.

Qendra e Sigurisë Kibernetike e Belgjikës ka sugjeruar më parë se sulmet kishin si synim mbledhjet e informacionit sekret.

Hakerët kinezë kanë sulmuar në Ministrinë e Brendshme për dy vjet, ndërsa sulmet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2021 rezultuan që rrjeti i Ministrisë të shkëputej nga interneti për javë të tëra dhe stafi i saj të mos ishte në gjendje të komunikonte me email.

Mediat belge kanë akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për një protokoll të pamjaftueshëm të sigurisë kibernetike pasi bleu qindra ruterë wifi Huawei në fillim të vitit 2022. Pajisjet Huawei konsiderohen si një kërcënim sigurie  nga qeveri të ndryshme, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, duke vendosur të ndalojnë kompaninë të punojë në shpërndarjen e saj 5G për shkak të shqetësimeve të shkeljeve të sigurisë nga Kina. Përveç kësaj, Mbrojtja e Belgjikës ka blerë pajisje për mbikëqyrje video nga kompanitë kineze, Hikvision dhe Dahua, të cilat kanë defekte në sistemin e tyre dhe mund të jenë të lehta për tu hakuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur