Siguria kibernetike në institucione, shtohen ekspertët! Autoriteti kalon në varësi të kryeministrit! Alibeaj: Ndërhyrje e qeverisë në institucionet e pavarura

Për të rritur sigurinë kibernetike, pas sulmeve nga Irani qeveria ka vendosur të përforcojë strukturat që nën varësinë e saj, janë përgjegjëse për sigurinë e sistemeve digjitale.

Përmes projektligjit që, në komisionin e Ligjeve kaloi me 11 vota pro dhe 2 kundër, për t’u votuar në Kuvend, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike do të rrisë kapacitetet. Në të, parashikohet që drejtorit dhe nëpunësve të autoritetit, t’i bëhet një shtesë në pagë, deri në 800 000 lekë në muaj.

‘Të jesh në gjendje të drejtosh një institucion si ky nuk mjafton vetëm të kesh aftësi të mira menaxheriale, por duhet të kesh edhe njohuri teknike specifike që janë të lidhura ngushtësisht me Cyber Seciurity. E vetmja mënyrë që ne kemi të veprojmë shpejt për të ngritur një strukturë dhe një hapësirë Cyber Seciurity që të jetë e gatshme për të përballuar çdo lloj sulmi të mundshme në atë ardhmen që të mbrohen të gjitha infrastrukturat kritike në Shqipëri.’- tha Ermal Nufi, drejtor kabineti zv kryeministres.

Edhe për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun, nevoja për të rritur sigurinë kibernetike është urgjente.

‘Do e vlerësoja shumë pozitive ndërtimin e një agjencie të tillë pasi vetë situata në të cilën ndodhemi është shumë shqetësuese për faktin se kemi një periudhë të gjatë që jemi nën sulme kibernetike.’- tha Mediu.

Nisur nga fakti, që sipas projektligjit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike do të kalojë në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit, kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, thotë se rrezikohet ndërhyrja e qeverisë në institucionet e pavarura.

‘E kaloni në varësi të kryeministri, përqendrim ekstrem i pushtetit te kryeministri. Fakti që e sposton në një pozicion dhe e çon diku më afër kryeministrit çfarë vlerë të shtuar a mos do të thotë kjo që në kohën kur nuk ishin në varësi të kryeministrit ishit pa asnjë kontroll’- u shpreh Alibeaj.

Pas këtyre ndryshimeve në ligjin “Për nënshkrimin elektronik” që pritet të miratohen të mërkurën në seancën plenare, përfaqësuesit e qeverisë njoftuan se është gati edhe një tjetër ligj i ri, “Për qeverisjen elektronike” që do të rrisë sigurinë e shërbimeve digjitale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë