Një vit nga sulmet kibernetike, Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Irani ende rrezik, kërcënimet në formë propagande

Rreth 1 vit nga sulmet kibernetike të urdhëruara nga regjimi i Iranit, rreziku për të tjera sulme në Shqipëri mbetet prezent. Për këtë arsye Presidenti Bajram Begaj mblodhi këtë të mërkurë për të tretën herë që prej marrjes së detyrës Këshillin e Sigurimit, institucionin më të lartë të sigurisë kombëtare.

“Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe të financuar nga Republika Islamike e Iranit, e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. pothuaj një vit pas sulmeve shkatërrimtare është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme dhe ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike”, tha Begaj.

Begaj tha se sulmet e Iranit janë jo vetëm digjitale, por edhe në formën e propagandës ndërsa vlerësoi mbështetjen e ndërkombëtarëve në përballimin e agresionit kibernetik.

“Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet, të cilët në bashkëpunim me partnerët strategjikë, si SHBA, BE, NATO dhe me vende të tjera partnere e aleate, kanë bërë për arsimimin trajnimin dhe ndërgjegjësimin e specialistëve, ekspertëve dhe të të gjithë përdoruesve të cilët kanë akses në sisteme teknologjike dhe informacioni, me fokus të veçantë infrastrukturat kritike dhe infrastruktuat e rëndësishme të informacionit”, tha ai.

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, krahas kreut të qeverisë Edi Ramës, në krah të Begajt mungoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila u zëvendësua nga Ermonela Felaj. Për herë të parë, mori pjesë edhe Vlora Hyseni, drejtuesja e re e SHISH, ndërsa i pranishëm, i vetmi përfaqësues i opozitës ishte Ferdinand Xhaferraj.

Sulmet e Iranit

Në verën e 2022 Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani duke shkaktuar dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet në shtator të 2022. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik 2022 kur u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë.  Ndërsa më 10 shtator 2022, u sulmua sistemi TIMS. Sulmi ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht. 

Me sytë nga siguria kibernetike

Pikërisht ky sulm e ngriti sigurinë kibernetike të Shqipërisë në një çështje kryesore, ku nga qeveria filluan të përqëndrohen shumë investime për të shmangur rreziqet, që vijnë nga kjo fushë. Në shkurt 2023 Shqipëria hartoi një plan strategjik për sigurinë e informacionit, ndërkohë SHBA ka dhënë 50 milionë dollarë dhe  BE ka premtuar 15 milionë euro  për të forcuar sigurinë kibernetike

Kjo është hera e dytë që presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar për këtë vit. Mbledhja e parë u mbajt më 23 janar 2023 ku u kërkua rishikimi i dokumenteve strategjikë për çështjet e sigurisë.

Të pranishëm në mbledhje

 Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Brendshëm, Blediar Çuçi

Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina Ibrahimi

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip Naço

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni

Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj

Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Begaj në Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Një vit nga sulmi nga Irani, të forcojmë mbrojtjen kibernetike

Presidenti Bajaram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në këtë mbledhje mungon kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa Begaj fjalën e tij e ka fokusuar tek sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria një vit më parë nga Irani. Begaj tha se është koha që të bëhët një analizë së çfarë është bërë deri më tani dhe se sa e përgatitur është Shqipëria në përballje me sulme të mundshme. Begaj tha se vlerëson punën që kanë bërë institucionet, ndërsa u shpreh se duhet të vendoset se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike.

Po ashtu në mbledhje po flitet edhe për kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride

Një vit më parë ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe të sofistikuara kibernetike të ndërmarra, financuar dhe mbështetur nga struktura të caktuara qeveritare të Republikës Islamike të Iranit. Këto sulme synuan shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Republikës së Shqipërisë dhe pengimin e ofrimit të shërbimeve qeveritare online për qytetarët, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona, AKSHI dhe AKCESK, në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe Mikrosoft arritën që të zbulojnë, të ndalojnë dhe të identifikojnë aktorët që ndërmorën këto sulme, duke bërë që të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Masat e marra nga institucionet tona ishin të menjëhershme dhe gjithpërfshirëse.

 Ata filluan me mbrojtjen emergjente dhe vijojnë me krijimin e kapaciteteve, si dhe me sigurimin e një mbrojtjeje kibernetike të qëndrueshme. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet, të cilët në bashkëpunim me  partnerët strategjikë, si SHBA, BE, NATO dhe me vende të tjera partnere e aleate, kanë bërë për arsimimin trajnimin dhe ndërgjegjësimin e specialistëve, ekspertëve dhe të të gjithë përdoruesve të cilët kanë akses në sisteme teknologjike dhe informacioni, me fokus të veçantë infrastrukturat kritike dhe infrastruktuat e rëndësishme të informacionit.  

 Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne dhe të avancuara nga pikëpamja teknologjike në funksion të forcimit të mbrojtjes kiberentike. Nga ana tjetër, pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe të financuar nga Republika Islamike e Iranit, e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuara dhe më komplekse duke rritur shkallën e vështirësisë së përballimit të tyre.  

 Kam thirrur këtë mbledhje sot për të bërë një analizë të gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, si dhe për të diskutuar për sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballemi. Gjithashtu, pothuaj një vit pas sulmeve shkatërrimtare është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme dhe ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike.  

 Sfidat që po kalojmë sot janë me spektër të gjerë. Në këtë takim të sotëm, krahas sigurisë kibernetike ne do të diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare, të cilat janë kryesisht të lidhura me kërcënimet që vijnë nga Irani, qofshin këto në formën e propagandës, kërcënimeve diplomatike apo me natyrë hibride. Për të informuar më hollësisht Këshillin e Sigurimit Kombëtar lidhur me gjendjen e sigurisë kibernetike dhe për masat e marra për parandalimin, neutralizimin dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, kam ftuar Drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK), z. Igli Tafa, si dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), zj. Mirlinda Karçanaj.

Ora 12:13
Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Rama mbërrin në Presidencë

1686650975_takim.jpg

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku do të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 13/06/2023 13:41

    Po Kryetari i Partise Socialdemokrate, prof.dr Tom Doshi, perse nuk ishte nder te ftuarit?

    Përgjigju
    • emri: 13/06/2023 18:53

      ose ndonje qe kalonte rruges aty, se tashti ketyre ua kane hequr breket nga koka dhe vetem prishin milionat e taksave nderkohe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja