Presidenti  Bujar Nishani e ka vlerësuar hartimin e dokumentit për strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë.

Gjatë një takimi me përfaqësues të ndryshëm të Shoqërisë Civile, lidhur me Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, kreu i shtetit tha se është një  dokument të një rëndësie madhore dhe me dimension të gjerë kombëtar. 

Preisdenti Nishanin ka vlerësuar gjithashtu përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, që sipas tij  kanë një rol të rëndësishëm për sensibilizimin e opinionit publik dhe sjelljen institucionale të shoqërisë shqiptare.

Ndërkohë pjestarë të Shoqërisë Civile ofruan mendimet dhe argumentet e tyre profesionale si dhe u zotuan të përcjellin nevojën e rritjes së ndjeshmërisë shoqërore tek qytetarët.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)